Home Aktualitet Yjet botërorë mblidhen në Tiranë. Nga “Danza Kuduro” te “Despacito”

Yjet botërorë mblidhen në Tiranë. Nga “Danza Kuduro” te “Despacito”

14723
0

Kjo verë nuk do jetë si të gjithë të tjerat në Tiranë kjo sa i përket emrave me famë botërore që do të ngjiten në skenë.

I pari që do të hapë siparin e paradës së koncerteve të artistëve të njohur është pikërisht këngëtari Ermal Meta, i cili pritet që pas performancës së tij në Eurovizion të zhvillojë një koncert në Tiranë rreth fundit të majit.

Gjithashtu një tjetër emër i rëndësishëm, e cila si Ermali është me origjinë shqiptare, Rita Ora do të jetë në koncertin që do të organizojë Bashkia e Tiranës 3 qershor në Tiranë. Rita rikthehet pas koncertit të vitit 2012 të realizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, raporton Express.

Ndërkohë data 27 korrik do të sjellë në Tiranë një nga emrat më të njohur të muzikës latine këngët e të cilit janë kthyer në hite si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. Daddy Yankee vjen në Tiranë për një koncert vërtet elektrizues, biletat e të cilit do të nisin tëshiten që prej datës 1 maj.

Më 18 gusht, Dj me famë botërore, Martin Garrix do të performojë në Tiranë, pas një turi tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj.

Gjithashtu në gusht një tjetër këngëtar me famë botërore do të realizojë një koncert në Tiranë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Enrique Iglesias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here