Home Kulture Yahoo Travel shkruan: Malet e Shqipërisë, shtigjet ku kaloi Bajroni mbi kalë

Yahoo Travel shkruan: Malet e Shqipërisë, shtigjet ku kaloi Bajroni mbi kalë

833
0

yahoo-travel-malet-e-shqip-euml-ris-euml-shtigjet-ku-kaloi-bajroni-mbi-kal-euml_hd“Yahoo Travel” i ka kushtuar një reportazh të gjatë rrugës së bërë nga Bajroni ku përshkuhen bukuritë e maleve shqiptare. Bajroni dhe Hobhouse ishin dy aventurierë që kërkonin emocione të reja në të 20-at e tyre. Ata kaluan kufirin e Greqisë për të përshkruar Shqipërinë, një vend që konsiderohej si moçali i Perandorisë Osmane, ku mbizotëronte analfabetizimi, sundohej nga despoti Ali Pasha dhe që banohej nga fise të egra.

Por udhëtimi i poetit zbuloi një Shqipëri shumë ndryshme nga ajo që i kishin përshkruar. Ai gjeti shqiptarë të ashpër e të pavarur dhe një atmosfere që përputhej me idealet e tij romantike dhe të aventurës, shkruan “Yahoo Travel”. Sot, çdokush që dëshiron të ndihet pak si Bajroni mund të ndjekë hapat e tij në malet e Shqipërisë, në një tur gjashtë-ditor mbi kalë nëpër malet e Luginës së Vjosës, të udhëhequr nga një nga individët më informuar rreth Bajronit.

Aventura e Bajronit filloi në afërsi të kufirit greko-shqiptar përgjatë rrugës së vjetër të karvanëve, që lidh fshatrat e Shqipërisë së Jugut me kryeqytein e Greqisë së Lashtë, Janinën. Kuajt që ju do të merrni janë kuaj shqiptarë të urtë. Ata janë të shkathët dhe do t’ju udhëheqin përgjatë terrenit të vështirë. Udhëtimi nuk kërkon që ju të jeni një kalorës ekspert. Të gjithë njerëzit janë të mirëseardhur.

Udhëtimi Bajroni është gjithashtu një “Greatest Hits” e fshatrave shqiptarë. Ky është një udhëtim për udhëtarët që duan natyrën dhe janë aventurierë dhe jo turistët që duan të shijojnë plazhin dhe qytetet. Është një aventurë në gjurmët e njërit prej poetëve më aventurierë të kohës, siç ishte Bajroni. Gjatë udhëtimit 6-ditor udhëtarët me kuaj mund të ndalojnë në Gjirokastër, në qytetin e rrugëve të kalldrëmta dhe të ngjiten në Kalanë e qytetit, e cila është ndërtuar gjatë periudhës biznatine dhe është zgjeruar në kohën e Ali Pashës. Legjendat thonë se në shekullin e 15, Princesha Argjiro dhe fëmija i saj u hodhën nga muret e kështjellës për të mos rënë në duart e pushtuesve osmanë.

Ditën tjetër do mund të vizitoni kishën e bukur bizantine Labovë e Kryqit dhe të shijoni drekën në një manastir bektashi në periferi të Melen me murgjit bektashianë. Dervishët do ju ofrojmë ëmbëlsira, kafe të fortë turke, dhe një gotë të vogël të pijes më të fortë lokale, raki. Udhëtimi vazhdon përmes Grykës së Këlcyrës dhe Luginës së lumit Drino midis fshatrave, vendeve të lashta, kishave bizantine dhe teqeve bektashiane. Këto janë vende ku gratë bëjnë ende djathë me dorë dhe janë të nderuara të të mikëpresin. Natën udhëtarët e kalojnë në lagjet e përmendura në ditarin origjinal të shkruar nga Hobhouse, bujtina në Libohovë, një në Gjirokastër dhe një tjetër në rrënojat e Antigonesë së lashtë.”, shkruan Yahoo.

Më tej në shkrim citohet se e gjithë kjo guidë mund të bëhet vetëm falë Auron Tares, të cilin në shkrimin e vet “Yahoo” e cilëson si “Indiana Jones shqiptar”. Tare ka qenë i pari që e ka shkelur rrugën e bërë nga Bajroni me disa vizitorë të huaj, e cila tashmë duket se do të kthehet në një atraksion për të gjithë ata që kanë pak Bajron brenda vetes, poezi, udhëtim, aventurë, romanticitet dhe natyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here