Home Politike Xhafaj: Ekspertet e FBI se shpejti ne Tirane

Xhafaj: Ekspertet e FBI se shpejti ne Tirane

2287
0

Shumë shpejt në Tiranë do të mbërrijnë ekspertët e FBI që do të vendosen në Minsitrinë e Brendshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Fatmir Xhafaj.
Ai është takuar me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe sipas tij tema e bisedës ka qënë mbështetja teknike dhe financiare për strategjinë e re kundër krimit të organizuar.

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”, shkruan Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here