Home Teknologji WhatsApp kercenohet nga nje virus. Me i rrezikuar Samsung

WhatsApp kercenohet nga nje virus. Me i rrezikuar Samsung

741
0

WhatsAppNjë virus i ri po kërcënon këto orë WhatsApp, shërbimin e mesazherisë më të famshëm në botë. Virusi në fjalë, që sipas asaj që konfirmohet nga disa prej faqeve online të sektorit, duket se godet vetëm pajisjet Samsung, është në gjendje të vjedhë informacione personale të ndjeshme.

Sophos, ky është emri i virusit, pasi futet brenda WhatsApp, fillon të kërkojë vazhdimisht autorizimin për të patur të drejta administratori: pasi i siguron, përdoruesi përcillet në një faqe interneti, që në dukje gjoja i përket WhatsApp, por që në brendësi të të cilës kërkohen sërish të dhënat e kartës së kreditit, me qëllim rinovimin e abonimit të përvitshëm në shërbim.

Kështu, ata që i fusin këto informacione të ndjeshme, ofrojnë në mënyrë të pavullnetshme të gjithë kodet e kartës së tyre të kreditit: ata që përfitojnë menjëherë janë hackerat, që nisin të bëjnë bleje online me të dhënat që sapo kanë vjedhur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here