Home Aktualitet Vuçiç mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie, 1500 police blindojne...

Vuçiç mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie, 1500 police blindojne Tiranen

552
0

pallati-brigadaveAleksandër Vuçiç, kryeministri i Serbisë ka zbritur sot në Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, duke u bërë kështu kryeministri i parë i Serbisë që viziton Shqipërinë pas 7 dekadash. Vizita e tij do jetë dyditore dhe vjen pas thyerjes së akullit nga kryeministri ynë Rama, i cili vizitoi Beogradin më 10 Nëntor.

Në kuadër të vizitës dy ditore të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç e gjithë policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit është vënë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë. Disa prej masave të marrja janë të ngjajshme edhe me atë të vizitës së Papa, Franceskut në Tiranë.

Të angazhuar do të jenë në total rreth 1500 policë e gardistë si dhe shërbimet inteligjente, drejtoria e antiterrorit në policinë e Shtetit. Po ashtu bëhet me dije se kryeqyteti do monitorohet nga helikopterë të ushtrisë.

Sipas burimeve nga Kryeminstria, kryeministri serb pritet të mbërrijë në Pallatin e Brigadave rreth orës 11:30. Nga ora 11.35 – 11:45 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes (përpara Pallatit të Brigadave). Ndërsa më pas në orën 11:50- 12:45 është parashikuar takimi dypalësh i delegacioneve, kryesuar nga dy kryeministrat. Vuçiç e Rama do zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00 – 15:40, Kryeministri Vuçiç do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Më tej nga ora 15:50 -16:30 do të ketë një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa nga ora 16:40-17:15 do të takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ndërsa ditën e enjte Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në ‘Vienna Economic Forum’ që mbahet në Tiranë.

MASAT E SIGURISE

Masat e sigurisë për vizitën e Vuçiç do jenë të larta, duke filluar që me me kufirin, ndalimin e mjeteve në aksiet ku do kalojë eskorta e Vuçiç e deri tek një helikopter i ushtrisë që do të monitorojë nga ajri.

Në terren do të angazhohen Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë Publike, Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Drejtorisë së Antiterrorit, si dhe të Forcës së Posaçme Operacionale”.

Në mbështetje të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Durrës do të angazhohen strukturat e Forcave Lëvizëse Operacionale, konkretisht nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë 160 punonjës policie, si dhe nga Forcat Speciale Renea 80 punonjës policie. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të angazhohen gjithsej 850 punonjës policie, nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, SPZ, Policia Rrugore, Hetimi i Krimit, si dhe nga Operacionet Speciale

“Gjithsej vëtëm në Tiranë do të angazhohen në terren 1090 punonjës policie. Ndërsa në territorin e Qarkut Durrës do të angazhohen 220 punonjës policie.

Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet me Gardën e Republikës për të gjitha masat e sigurisë, me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimet e tjera Inteligjente për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, si dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për monitorimin me helikopter të hapësirës ajrore të qytetit të Tiranës”.

Përveç këtyre masave, Qato theksoi se “nga Strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e vendit”.

POLICIA BLLOKON QARKULLIMIN NË DISA AKSE RRUGORE

Policia e Tiranës ka marrë masa shtrënguese për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së kryetarit të qeverisë serbe.

Sipas Policisë së Tiranës parashikohet ndalimi i parkimit të mjeteve që prej mbrëmjes së të martës në afërsi të Ambasadës së Serbisë në Tiranës, duke filluar nga ora 21:59.

Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përgjatë aksit, nga rruga e “Rinasit”, në “Qafë Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” (nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te Pallati i“Brigadave.

Duke filluar nga ora 10.40 e datës 27 maj, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Policia e Tiranës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të lëvizin me motoçikleta ose biçikletë përgjatë periudhës kur dhe do jetë i kufizuar qarkullimi. Mësohet se gjithashtu gjatë dy ditëve të vizitës së Kryeministrit Vuçiç në Tiranë, edhe njësia anti-terror do të jetë në angazhim të plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here