HYRJE Kosova Vritet perpara shtepise këshilltari i Mitrovicës Veriore

Vritet perpara shtepise këshilltari i Mitrovicës Veriore

0
113

mitrovice_keshilltarKëshilltari në Komunën e Mitrovicës Veriore, Dimitrije Janiqijeviç, është vrarë para shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës.
Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme ndërsa nuk dihet ende se kush është autori dhe motivet.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë komandanti rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriç.

Janiqijeviç ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale.

Autoritetet spitalore në veri i kanë thënë korrespondentes së REL-it se Janiqijeviç është dërguart në spital pa shenja jete.
Ai ka qenë 35 vjeç dhe baba i tre fëmijëve. Policia pritet të dalë sot me më shumë detaje rreth vrasjes.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here