HYRJE Aktualitet Vrasja në Vlorë e 40-vjeçarit, gruaja: “I pashe ne fytyre vrasesit”

Vrasja në Vlorë e 40-vjeçarit, gruaja: “I pashe ne fytyre vrasesit”

0
15

“I pashë në fytyrë personat që vranë burrin tim. Trokitën në derë dhe kur Fatjoni ra në tokë u shokova”. Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes bashkëshortja e 40-vjeçarit Fatjon Sinani, i cili mbrëmjen e së martës u ekzekutua në banesën e tij në Vlorë. Në gjendje të rëndë psikologjike, gruaja i ka treguar policisë se autorët ishin dy persona, të cilët u trokitën në derë, më pas ndodhi edhe krimi i rëndë. Ndërkaq, pas ngjarjes policia bëri me dije se kishin mundur të arrestonin njërin prej autorëve të dyshuar.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Neritan Qejvani është marrë në pyetje nga uniformat blu për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë, por 42-vjeçari ka mohuar të jetë autor i vrasjes. Burime të besuara pranë policisë bënë me dije se Qejvani u ka thënë hetuesve se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, por se ka qenë duke kaluar rastësisht aty. Të njëjtat burime pohuan se me anë të metodave specifike të hetimit është identifikuar edhe i dyshuari i dytë dhe është duke u punuar për kapjen e tij.

Në polici ka pasur disa persona të shoqëruar, mes të cilëve edhe familjarë e miq të viktimës, si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Fatjon Sinani, me origjinë nga Tropoja, prej 4 vitesh jetonte në Vlorë me bashkëshorten e tij.

Një ndër pistat e policisë është se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë gjakmarrjeje të mundshme që familjarë të tij mund të kenë pasur në qytetin e origjinës. Por, burime nga policia e Tropojës pohuan dje se familja Sinani nga fshati Gri i Njësisë Administrative Bujan, nuk ka probleme hasmërie. Edhe banorë të zonës pohuan se është një familje shumë e mirë, e urtë e punë-tore dhe nuk kanë konflikte me askënd. Ndërsa për viktimën, banorët thanë se ishte tip disi i rrëmbyer. Po sipas tyre, ai ishte zhvendosur 4 vite më parë në Vlorë, jo për shkak të hasmërisë, por për faktin se bashkëshortja e tij ishte nga Vlora.

DËSHMITË

Bashkëshortja e Fatjon Sinanit, në gjendje të rëndë psikologjike i ka thënë policisë se në momentin që një person u trokiti në derë, burri i saj ka shkuar ta hapë. Pas saj ka shkuar edhe ajo vetë, e në atë moment ka parë dy personat e panjohur para derës dhe me armë në dorë. “Ata qëlluan me armë burrin tim. Kur Fatjoni ra në tokë, u shokova. Nuk di se ç’ndodhi më tej”, – ka rrëfyer gruaja e 40-vjeçarit, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime pranë policisë bënë me dije se për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, nuk ësh-të bërë i mundur ballafaqimi i gruas së viktimës me personin e arrestuar, për të forcuar edhe të tej dyshimet se Neritan Qejvani është autori i krimit.

Ky i fundit ka mohuar të jetë atentatori dhe është shprehur se nuk kishte asnjë njohje me viktimën. “Nuk e njoh personin që është vrarë. Nuk jam unë autori i krimit. Aty pranë kam qenë duke kaluar rastësisht”, – ka pohuar 42-vjeçari.

Qejvani u arrestua nga policia e Vlorës në dalje të lagjes “Partizani”, vetëm pak minuta pas vrasjes. Ndërkaq, në polici janë mar-rë në pyetje edhe të afërm të viktimës, të cilët kanë pohuar se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që ai mund të ketë pasur me ndonjë person dhe se Fatjoni nuk ka shfaqur asnjë shqetësim gjatë ditëve të fundit. Vrasja e 40-vjeçarit u shënua rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” në Vlorë, ndërsa në vendin e ng-jarjes u sekuestrua edhe pis-toleta e tipit “Beretta”.

Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur rrethanat e ng-jarjes. Burime pranë hetuesve thanë se janë duke hetuar ndonjë konflikt të mundshëm që viktima mund të ketë pasur në qytetin e Vlorës, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë gjak-marrjeje të mundshme.

Pas krimit të rëndë, në lagjen “28 Nëntori”, pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve” u gjet i braktisur një autom-jet tip “Benz 2500” me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, mjet i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Fatjon Sinanit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here