Home Aktualitet Vrasja e kamarierit, deshmon pastruesja: “E vrane ne lokal”

Vrasja e kamarierit, deshmon pastruesja: “E vrane ne lokal”

642
0

vrasje-dhermiZbardhen detaje të reja nga vrasja makabër e kamerierit 28 vjeçar Denis Vyshka, e ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Dhërmiut.

Pastruesja 43 vjeçare, Dorina Sako, e cila u dhunua barbarisht nga pronarët e hotelit “Shija e Detit” në Dhërmi, ka rrëfyer në polici gjithçka di për këtë ngjarje.

Ajo ka pohuar se 28 vjeçari është dhunuar deri në vdekje nga dy pronarët e hotelit Alitin Imeraj, Erviz Zylfaj, dhe kuzhinieri Miklon Zymeraj. Ky i fundit më pas trupin e pajetë e ka dërguar rreth 400 metra larg hotelit ku dhe u gjet nga poushuesit.

Ndërkaq 43 vjeçarja gjithashtu është dhunuar nga të njëjtët persona në një nga dhomat e hotelit, teksa ka mnudur të dalë duke u hedhur nga kati i dytë. Më pas ajo është transportuar nga makina të rastit drejt spitalit të Himarës dhe më pas atij të Vlorës.

Aty ndërkohë ka rrëfyer për uniformat blu ngjarjen që tronditi pushuesit në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Ditën e djeshme, trupi i pajetë i kamerierit 28 vjeçar Denis Vyshka u gjet nga pushuesit, rreth 300 metra larg lokalit “Shija e Detit”.

Policia prangosi Ervis Zylfaj 24 vjeç, Altin Imeraj 35 vjeç bashkëpronarë të lokalit “Shija e Detit” si dhe Miklovan Zymeraj, 20 vjeç, kuzhinier i lokalit, si të dyshuarit kryesorë për dhunimin dhe vrasjen e 28 vjeçarit.

Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar me sende të forta gjatë orëve të para të dites se djeshme Denis Vyshkën. Për një borxh prej 500.000 lekë të reja që i përkisnin autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here