Home Bota Vrasja e ambasadorit rus mund te çoje ne Luften e Trete Boterore

Vrasja e ambasadorit rus mund te çoje ne Luften e Trete Boterore

727
0

moscowambassador-761751Media prestigjoze britanike “Express” i ka kushtuar një artikull tensioneve që mund të pasojnë, pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara ditën e sotme, Andrei Karlov.

Kështu, sipas kësaj medieje, tensionet mes Turqisë dhe Rusisë kanë qenë gjithnjë në ngritje që me nisjen e konfliktit në Siri.

Vrasja e Karlovit është vetëm incidenti i fundit i përplasjes mes Putinit dhe Erdoganit.

TENSIONET TURQI-RUSI

Në nëntor të vitit 2015, Kremlini u bë kërcënues kur një avion rus u rrëzua nga forcat turke në kufirin turko-sirian.
Një valë e madhe sanksionesh u ndërmorën nga Rusia dhe goditën fort Turqinë. Të gjitha importet e prodhimeve bujqësore nga Turqia u ndaluan, u vendos regjimi me viza për qytetarët turk dhe shumë agjenci ruse turizmi e hoqën vendin në Azinë e Vogël nga lista e destinacioneve.

Në shtator të këtij viti, Rusia ka shprehur shqetësime të mëdha për avancimin e Turqisë në Siri. Trupat ushtarake ruse, sipas Rusisë po pushtojnë një pjesë të Sirisë Veriore.

Po kështu, Turqia u akuzua edhe për prishjen e armëpushimit të 28 shkurtit në Veri të Sirisë, duke bombarduar forcat kurdë.

Rusia u kundërpërgjigj duke i prerë rrugën me të cilën Turqia furnizonte rebelët në Siri, si edhe ka nisur të ndihmojë kurdët në veri që të marrin më shumë pushtet dhe të kërcënojnë Turqinë.

erdogan-putin-745315

Ekspertët janë të mendimit se vrasja e sotme do të dëmtojë më shumë imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare.

Nga njëra anë, kemi Turqinë që kërkon rrëzimin e Asadit dhe nga ana tjetër Rusinë që e mbron Asadin.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan pak pas puçit ushtarak në Turqi, kur Rusia mbështeti Erdoganin në atë mësymje.

Në gusht, dy liderët u takuan në Shën Petersburg dhe diskutuan për ngrohje të marrëdhënieve. Mirëpo, të dyja vendet janë angazhuar fort në luftën në Siri prej 5 vitesh në kampe të ndryshme.

Ka shumë pak të ngjarë që të pajtohen për Sirinë dhe këto mospajtime, duke ua shtuar edhe ngjarjet e fundit mund të shërbejnë si pretekst për nisjen e një lufte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here