Home Sociale Vodafone ne nismen “Vrapo per femijet”

Vodafone ne nismen “Vrapo per femijet”

650
0

cache-210-166-strict-204421Këtë të shtunë, diga e liqenit artificial të Tiranës do të kthehet në një pistë të vërtetë gare për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. Për të pestin vit radhazi, shoqata MRDC (Medical Response to Diplomatic Corps) me mbështetjen e kompanisë Vodafone Albania organizojnë aktivitetin e bamirësisë “Vodafone Vrapo për Fëmijët”. Nxitur nga nevoja për të ndihmuar fëmijët e diagnostifikuar me kancer që trajtohen në spitalin pediatrik në Tiranë, çdo vit organizohet ky vrapim në natyrë me qëllim për të grumbulluar kontribute për ata fëmijë të cilët kanë nevojë për seanca kimioterapie intensive.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë do mund të kontibuojnë në mbledhjen e fondeve përmes pagesës së tarifës së pjesmarrjes. I gjithë fondi i mbledhur do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri, të cilët kanë nevojë për seanca kimioterapie intensive. Aktualisht janë mbi 40 raste fëmijësh të sëmurë që presin të përfitojnë falë kontributeve që do të mund të mblidhen këtë vit.

Iniciativa “Vrapo për fëmijët” ka lindur qysh para pesë vitesh si përgjigje ndaj nevojave të fëmijëve jetimë që vuajnë prej sëmundjesh të rënda. Në vitin 2011, një grup mjekësh multidisiplinarë përmes shoqatës MRDC organizuan të parin aktivitet “Vrapo për fëmijët”, me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar një fëmijë në nevojë për trajtim me kimioterapi. Më tej, në vitin 2012 u regjistruan akoma më shumë pjesëmarrës dhe si rrjedhojë, u trajtuan 3 fëmijë jetimë. Në vitin 2013, Vodafone Albania iu bashkua kësaj nisme nën sloganin “Vodafone vrapon për fëmijët” dhe nga fondet e mbledhura u ndihmuan 13 femijë,  ndërsa në 2014 nisma kontriboi për 27 raste të reja fëmijësh të sëmurë të shtruar në spitalin pediatrik të Tiranës. Këtë vit sfida është edhe më e madhe dhe kërkon sa më shumë pjesëmarrje në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje

I kthyer tashmë në një traditë, ky aktivitet do të zhvillohet sërish ditën e shtunë, 5 dhjetor, tek Diga e liqenit artificial të Tiranës, ora 9:00, duke shpresuar që kontributet e mbledhura prej tij do të ndihmojnë akoma edhe më shumë raste që janë në pritje të shërbimeve mjekësore aq të nevojshme.204421_1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here