Home Aktualitet Vlorë, vritet një 37 vjecar para shtëpisë

Vlorë, vritet një 37 vjecar para shtëpisë

623
0

Një shtetas është gjetur i vrarë gjatë natës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, këto ditë e populluar nga pushues të shumtë. Policia nis hetimet për zbardhjen e krimit ndërsa identifikon viktimën si person me precedentë penalë.

Gjatë orëve të natës, rreth ores 01.00 te dites se sotme efektivët e policisë janë sinjalizuar për gjetjen e një trupi të pajetë tek zona e “Ujit të Ftohtë”. Trupi i identifikua si shtetasi Kancadom Shehu, 37 vjec dhe vrasja e tij është bërë para banesës ku jetonte viktima, prane portes se garazhit te tij ne zonen e Ujit e Ftohte, prane Akademise se Marines. Pas kqyrjes së trupit, policia vërtetoi se shtetasi është ekzekutuar për vdekje me armë zjarri. Sipas policise, ai eshte goditur me arme automatike. Nga hetimet paraprake rezulton se 37 jecari Shehu ishte emër i njohur për efektivët blu. Ai ishte dënuar njehërë për veprën penale të vjedhjes.

Nuk dihet nëse krimi është kryer nga një apo më shumë persona. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që shokoi dhjetra pushues të kësaj zone. Grupi hetimor i ngritur me kete rast eshte duke vleresuar te gjitha te dhenat, duke shoqeruar te pakten, 5 persona

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here