Home Aktualitet Vlore, bllokohen 6 autobuse me pasagjere, do kerkonin azil ne Gjermani

Vlore, bllokohen 6 autobuse me pasagjere, do kerkonin azil ne Gjermani

667
0

autobuse-azilPolicia e Vlorës ka bllokuar në port 6 autobusë me rreth 600 persona të cilët do të niseshin drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Duke marrë parasysh fluksin e pazakontë të qindra personave që kanë prerë biletat, policia dyshon se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi nga agjencitë turistike që nisin qytetarët drejt Gjermanisë me premtimin se atje do të marrin statusin e azilantit.

Prej ditësh është përhapur informacioni, nga grupe të organizuara ende të paidentifikuara, se agjenci transporti në vend bëjnë udhëtime drejt Gjermanisë me qëllim fitimin e azilit, duke i premtuar strehim në një kamp në Dortmund.

Qindra qytetarë i kanë prerë biletat për linjën Vlorë-Milano-Mynih për të kaluar kufirin shqiptar me shpresën se do të fitojnë azil në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here