Home Politike Vlore, Berisha: Nenshtetesi shqiptareve kudo qe ndodhen

Vlore, Berisha: Nenshtetesi shqiptareve kudo qe ndodhen

512
0

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të mbajtur në Vlorë, kryeministri Sali Berisha bërë publike nismën për dhënien e shtetësisë, çdo shqiptari që aplikon për të, pavarësisht se ku ndodhet.

Kryeministri ngarkoi ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi për të hartuar projektligjin. Berisha duke u shpreh se “qëllimi i jetës” së tij ishte bashkimi i shqiptarëve, dhe i kërkoi opozitës që të mos e shoh si manovër elektorale këtë nismë.

“Shqipëria është në një moment të veçantë dhe ky moment janë zgjedhjet. Këto zgjedhje, natyrisht, do të jenë zgjedhje të lira e të ndershme. Por, për të mos e bërë çështje të këtyre zgjedhjeve, u them se ata që e marrin këtë qëndrim elektoral, gabojnë shumë rëndë”, tha kryeministri.

Deri tani dhënien dhe heqjen e shtetësisë e ka si kompetencë Presidenti i Republikës. Ndërsa sipas Berishës ligji duhet të përcaktojë njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare, çdo shqiptari që aplikon për të, pavarësisht se ku ndodhet. Si rrjedhojë çdokush që do të marrë shtetësinë do të ketë mundësi të votojë. Partia Socialiste ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.

“Ne nuk po bëjmë asgjë, por vetëm po u kthejmë atyre një të drejtë, për të cilën kanë luftuar 100 vjet dhe u është mohuar 100 vjet. Në kuadër të këtij procesi, të bashkimit njëri me tjetrin, të bashkimit me Evropën, nuk mundet që midis shqiptarëve, në statusin aktual, të ekzistojnë standarde më të vjetra, se ato që ekzistojnë midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Berisha dha një shembull ilustrues por që në fakt nuk ka lidhje me shtetësinë. “Gjatë vizitës në Izrael, grupi i gazetarëve që më shoqëronte udhëtoi për në Ramallah, pa asnjë kontroll  e pengesë dhe kur u kthyen më thanë si kishte mundësi që në Morinë e jo vetëm, ka jo një, po dy. Ne jemi të detyruar të marrim të gjitha masat që shqiptarët të ndjehen një. Natyrisht, me dy administrata”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here