Home Aktualitet Vlore, 3 te vrare nga perplasja e bandave rivale

Vlore, 3 te vrare nga perplasja e bandave rivale

511
0

vrasje-vloreTronditet qyteti i Vlorës. Një krim i katërfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Çole” të qytetit bregdetar.

Dy grupe janë përplasur me armë dhe për pasojë 3 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur. Viktimat janë Haki Rakipi 28 vjeç, Alfred Velaj dhe Albi Limaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleksandër Llanaj.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur për shkak të një sherri të momentit. Grupi i Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj ka mbërritur përpara lokalit me dy automjete tip BMË X5. Ka qenë Aleksandër Lanaj ai që është konfrontuar me një nga personat e grupit tjetër që ndodheshin në lokal.

Pastaj situata është nxehur dhe të dyja palët kanë qëlluar me armë. Grupi i Aleksandrit, pjesë e të cilit Ishte dhe Albi Limaj, së bashku me tre persona të tjerë kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të lokalit, nga ku ka ardhur kundërpërgjigja me pistoleta. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën Haki Rakipi 28 vjeç, Alfred Velaj, që ndodheshin brenda lokalit si dhe Albi Limaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është plagosur.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mbledhin të gjitha provat dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e krimit dhe identifikimin e autorëve. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse dhe po kontrollon të gjitha mjetet e dyshimta.

Policia ka arrestuar 4 autoret e dyshuar të vrasjes së shumëfishtë, konkretisht

Aleksander Llanaj, 23 vjeç, banues ne Vlorë i cili ndodhet i plagosur ne Spital.

Ani Begaj, 36 vjeç, banues ne Vlorë i cili u kap nga policia menjëherë pas ngjarjes. Bertil Alliaj, 23 vjeç, banues në Vlorë i cili është identifikuar dhe prangosur pas hetimeve si dhe Xhuliano Lutaj, 20 vjeç banues në Vlorë i cili ishte larguar nga qyteti i Vlorës, por u arrestua në Berat.

Për këta shtetas grupi hetimor ka grumbulluar prova qe i përfshijnë si autorë dhe bashkëpunëtorë ne ngjarje. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plote ligjor te autorësisë, dinamikes dhe motiveve te ngjarjes te cilat do te bëhen me dije zyrtarisht ditën e nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here