Home Aktualitet Vjen ne jete djali i Edit dhe Lindes, i quajtur Zaho

Vjen ne jete djali i Edit dhe Lindes, i quajtur Zaho

625
0

rama-zahoFëmija kryeministror erdhi në jetë. Rreth 4 vjet nga martesa e tyre, çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama sollën në jetë djalin e tyre, Zahon. Ky gëzim në familjen Rama është përcjellë për publikun nga vetë kreu i qeverisë, i cili nuk ka ngurruar të postojë në rrjetin social Twitter foton e dorës së bebes së porsalindur Zahon, pjestarit më të ri të familjes kryeministrore.

“Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa krahas postimit ka dhënë edhe foton e parë të dorës së bebes së porsalindur.

E kontaktuar me telefon nga televizioni A1 Report, drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë Rubena Moisiu, ka konfirmuar se fëmija është djalë dhe ai peshon rreth 3.5 kg dhe është në shëndet të plotë, ndërsa mësohet se lindja e është bërë në një klinikë të specializuar jashtë vendit. Edhe gjendja shëndetësore e zonjës Linda Rama mësohet të jetë e mirë dhe nuk janë raportuar probleme gjatë lindjes.

Sipas Moisiut, lindja e e djalit kryeministror ishte parashikuar që ditën e djeshme, ndërsa bebja erdhi në jetë sot me operacion rreth orës 10.

Si për Edin ashtu dhe për Lindën Zahon i rikthen në atësi dhe mëmësi. Linda është mamaja e Reas, tashmë e rritur, studente në Universitet, vajza e lindur nga martesa e parë. Ashtu si dhe Edi Rama, babai i Gregut, student në Universitet dhe ai, lindur nga martesa e parë e kryeministrit të vendit. Linda dhe Edi Rama kurorëzuan dashurinë e tyre më 19 tetor 2010 në një ceremoni civile në një lokal në periferi të Tiranës.

Stafi i gazetës “lajmetshqip.com” i bashkohet urimit për lajmin e gëzueshëm të çiftit kryeministror duke i uruar atij: Jetë të gjatë e të lumtur!

Çastin emocionues me njohjen e djalit të tij të dytë, Zaho, të ardhur në jetë mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhe Twitter. Në këtë foto shfaqet silueta e Ramës ndërkohë që është duke mbajtur Zahon e porsalindur në krahë.
rama-zaho4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here