Home Politike Vizat, mbështetje nga Franca

Vizat, mbështetje nga Franca

841
1

Megjithëse nuk është arritur ende një marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve, diplomacia shqiptare po jep sinjalet tek partnerët ndërkombëtarë se situata politike në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit.

Këtë vlerësim beri ministri i Jashtëm Ilir Meta, gjatë një takimi në Paris me ministrin e Jashtëm francez Bernard Kouchner.

Ai tha se me homologun francez kishte biseduar rreth përmirësimit të situatës politike në vend, pasi Shqipëria po përgatitet për të përfituar statusin e vendit kandidat dhe për këtë, sipas zoit Meta, rivendosja e një dialogu efikas politik është e rëndësishme për të mbështetur vazhdimin e reformave në vend.

Sipas njofimit zyrtar, dy ministrat e Jashtëm theksuan se çdo problem duhet zgjidhur përmes dialogut konstruktiv, rrugës institucionale, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura të vendit.

“Pozicioni i Francës është shumë i thjeshtë, tepër i qartë, ne dëshirojmë që i gjithë Ballakani perëndimor dhe Shqipëria në veçanti, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Patjetër që do duhet pak kohë, do jetë proces i ndryshëm në varësi të vendeve, ne do bëjmë përshtatjet e duhura dhe Franca e mbështet këtë në mënyrë konkrete dhe konstante. Ka disa probleme të vogla politike, që miqtë tanë do t’i rregullojnë. Ne të gjithë së bashku duhet të takohemi, të komunikojmë, që ta bëjmë hapësirën e Bashkimit Evropian një hapësirë vllazërore. Pra, këtë do ta bëjmë”, ka deklaruar Kouchner.

Ministri i Jashtëm Kouchner garantoi zotin Meta se Franca do të mbeshtesë propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here