Home Ushqim Vitamina K parandalon gjakderdhjen

Vitamina K parandalon gjakderdhjen

1655
0

vitamina-kPër çfarë është e dobishme vitamina K?
Vitamina K ndikon në procesin e koagulimit të gjakut. Ajo është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë, për të parandaluar gjakderdhjen e tepërt.
Vitamina K mbron kockat nga frakturat. Kush vuan nga mungesa e vitaminës K është i rrezikuar nga fraktura e kockave, veçanërisht gratë në moshën e menopauzës.
Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore.
Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi. Tek të porsalindurit, vitamina K rekomandohet në rastet e hemorragjisë dhe parandalimit të problemeve që lidhen me traumat gjatë lindjes.

Cilat ushqime përmbajnë vitaminë K?
Në mesin e ushqimeve më të pasura me vitaminë K janë perimet e gjelbra, si spinaqi, sallata jeshile dhe lakrat. Vitamina K kryen një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme për organizmin e njeriut. Ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here