Home Ushqim Vetite kuruese te ujit me limon

Vetite kuruese te ujit me limon

1446
0

limone1Ujë me limon, një aleat për shëndetin e trupi tonë, ai ka shumë veti estetike dhe është një ndihmë e mirë për të kuruar shqetësime të ndryshme. Ndër vetitë kuruese të ujit me limon janë;

Tretja
Lëkura e limonit të zier duke i shtuar dhe disa pika lëng limoni ose thjesht ujë të ngrohtë është me të vërtet shumë e shëndetshme për tretjen. Nëse e keni tepruar me ushqimin është mire ta konsumoni këtë lëng te vaket do te shihni rezultatet.

Stimulues imuniteti
Është e kot të listosh të gjitha të mirat e vitaminës C me të cilën limoni është i pasur, ujin me limon është mire ta pini menjëherë sapo e shtrydhni për të mos humbur agjentet aktiv. Mbron në mënyrë përfekte nga sulmet e ndryshme por edhe nga sëmundjet sezonale.

Antimyk dhe anti rrufë
Nëse jemi ftohur përdorimi i ujit me limon ndihmon kundër pezmatimit të fytit dhe për ta larguar atë sa me shpejt edhe ne këtë rast është mire që uji të jetë i vakët.

Kundër plakjes
Fal përmbajtjes se antioksidanteve ne këtë agrume, uji me limon është një sistem shumë i mirë për të parandaluar radikalet e lira, përgjegjës kryesor për plakjen e lëkurës dhe të trupit tonë.

Anti inlfamator
Fal përmbajtjes acidit citrik mund te ndihmoje për të kontrolluar dhe reduktuar nivelin e acidit urik i cili mund të çojë në zhvillimin e inflamacioneve të ndryshme. Shtojini ujit limon ujit edhe gjatë vakteve, është ideale.

Stimulon metabolizmin
Nuk është një dobësues por te pini gjysme gote ujë me limon çdo mëngjes ndihmon për te rizgjuar metabolizmin.
Hidratues dhe pastrues
Ne si nergji të plotë me ujin që përdorim, limoni shton efektin pastrues dhe hidratues të ujit. Një trup i hidratuar është me i shëndetshëm edhe lëkura përfiton shumë të mira sepse uji me limon pastron mbetjet e qelizave të vdekura se bashku me toksinat.

Rifreskues i frymës
Keni ngrënë rëndë? Të pini pak ujë me limon ndihmon për të dezinfektuar menjëherë gojën dhe eliminon aromat e këqija të ushqimeve të cilat mund t’u shkaktojnë alitoze.

Ndihmon sistemin nervor
Përmbajtja e potasit ne limon është një ndihme e madhe për të ruajtur të shëndetshëm sistemin nervor dhe për të ndihmuar aktivitetin fizik por edhe atë cerebral.

Zëvendëson efektin e kafeinës
Provoni të zëvendësoni kafenë e mëngjesit me një limonade. Do të keni të njëjtin efekt “zgjimi” dhe energjie për të filluar ditën sa më mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here