Home Kosova Vetëvendosje feston me flamurin kuqezi

Vetëvendosje feston me flamurin kuqezi

643
0

Ne Prishtine kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka arritur të mund kundër-kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa.
LDK-ja e ka pasur pushtetin vendor në Prishtinë që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000.

Me afër 2 për qind të votave, Ahmeti ka arritur të marrë mandatin për të parin e Prishtinës, duke mposhtur kryetarin e deritashëm, Isa Mustafa.
Garë interesante është zhvilluar edhe në Gjakovë, kuMimoza Kusari – Lila ka arritur fitore ndaj kryetarit të deritashëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.Në Prizren, ndërkaq, kryetari Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë pushtetin, ndërsa në garë ishte kundrejt Eqrem Kryeziut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me kryetar të ri, është bërë edhe Peja. Atje Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar ndaj kryetarit të deritashëm Ali Berisha të AAK-së.
Edhe Gjilani, është bërë me kryetar të ri, ku në fakt, është rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së, i cili ka mundur Qemajl Mustafën e PDK-së.
Edhe Mitrovica, ka zgjedhur kryetarin e ri.
Atje, Agim Bahtiri i AKR-së ka mundur Avni Kastratin e PDK-së, deri më tani kryetar.
Përmbysje ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku ka fituar Muharrem Svarça i LDK-së ndaj kryetarit të deritashëm, Agim Aliut të PDK-së.
Në Mitrovicën e Veriut, fitoren e ka shpallur Kërstimir Pantiq nga Iniciativa Qytetare “Srpska”.
[portfolio_slideshow id=11929]

Më poshtë, botojmë edhe rezultatet tjera për secilën komunë, duke prezantuar vetëm emrat e kryetarëve të zgjedhur sipas rezultateve preliminare:

Lipjan: Imri Ahmeti (LDK)

Malishevë: Ragip Begaj (IQM)

Rahovec: Idriz Vehapi (PDK)

Dragash: Selim Jenuzi (PDK)

Graçanicë: Branimir Stojanoviq (GIS)

Junik: Agron Kuçi (AAK-LDD)

Kamenicë: Begzad Sinani (PDK)

Klinë: Sokol Bashota (PDK)

Novobërdë: Svetislav Ivanoviq (GIS)

Obiliq: Xhafer Gashi (AAK-LDD)

Suharekë: Sali Asllanaj (LDK)

Viti: Sokol Haliti (LDK)

Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK)

Partesh: Dragan Nikoliq (GIS)

Ranillugë: Gradimir Mikiq (GIS)

Shtërpcë: Bratislav Nikolliq (SLS)

Kllokot: Sreçko Spasiq (GIS)

Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Deçan: Rasim Selmanaj , AAK- LDD.

Fushë Kosovë: Burim Berisha – LDK.

Glogovc: Nexhat Demaku, PDK

Han i Elezit: Refki Suma – kandidat i pavarur

Istog: Haki Rugova – LDK

Kaçanik: Besim Ilazi – PDK

Mamushë: Arif Bytyq – KTAP.

Podujevë: Agim Veliu – LDK.

Shtime: Naim Ismajli – PDK

Skënderaj: Sami Lushtaku – PDK.

Leposaviq: Dragan Jabllanoviq – GIS.

Zubin Potok: Stevan Vuloviq – GIS.

Zveçan: Vuçina Jankoviq – GIS.

Koha e rregullt për të votuar ka kaluar dhe shumica e qendrave të votimeve janë mbyllur në orën 19:00.

Kanë mbetur vetëm edhe disa qendra në të cilat, kanë qenë persona duke pritur për të votuar.

Tani brenda disa orëve do të mund të mësojmë edhe fituesit përfundimtarë nëpër komuna, pasi  të numërohen votat në qendrën e numërimit.

Në përgjithësi ky proces ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë incident të madh.

Përqindja e qytetarëve me të drejtë vote, që kanë dalë të votojnë në balotazh, është 41.50 në nivel vendi.

Këto janë të dhënat paraaprake të KQZ-së pas mbylljes së vendvotimeve në të gjithë Kosovën.

Komunat ku më së shumti është votuar janë Parteshi, Kllokoti dhe Novobërda. Ndërsa, ato me me përqindje janë Klina dhe Dragashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here