HYRJE Udhetim Vendet luksoze ku pushojnë pinjollët e familjeve mbretërore

Vendet luksoze ku pushojnë pinjollët e familjeve mbretërore

0
148

Sipas revistës “Forbes”, familjet mbretërore nuk zgjedhin destinacione të largëta domosdoshmërisht për pushimet e tyre. “Nuk mendoj se mbretërit dhe mbretëreshat janë ndryshe nga të tjerë, përveç faktit se kanë nevojë për më shumë siguri dhe më shumë dhoma për shpurën e tyre. Ato i bëjnë pushimet në vende si Greqia dhe Argjentina”, shprehet Lisa Lindblad nga “Lisa Lindblad Travel Design” një shërbim udhëtimesh luksoze, në Nju Jork.“Kur familja mbretërore Holandeze ishte në Villa la Angostura, ata ishin shumë të rehatuar dhe morën me vete vetëm ato që u duheshin”, shprehet Lindblad. “Në përgjithësi anëtarët e familjeve mbretërore nuk kërkojnë gjëra më të jashtëzakonshme se klientët e tjerë. Ato çfarë ato duan është siguria dhe privatësia, ndaj kërkojnë vende, ku mund të rrinë të qetë”. Në Evropë, sipas Lindblad, qëndrimi ndaj personave të familjeve mbretërore është më i qetë se në SHBA. “Nuk është ndonjë gjë e madhe në Evropë. Shumë shpesh mund të shohësh një princ a princeshë që ecën normalisht nëpër rrugë. Unë e di që në Turqi, princesha Margaret shkonte me barkën e një shoqeje dhe hanin drekë bashkë. Asaj i pëlqente shumë, për faktin se nuk trajtohej ndryshe. Mbretëresha e Jordanisë zgjedh Agabën për të kaluar pushimet. Ky është vendi i preferuar i mbretëreshës Rania të Jordanisë, për të kaluar pushimet me familjen në fundjavë, apo gjatë pushimeve të verës. Ky vend ndodhet në qytetin Agaba, pranë Detit të Kuq, në jug të Jordanisë. Për ata që u pëlqen zhytja, kanë plot mundësi të zbulojnë mrekulli nën ujë, si dhe të eksplorojnë bregun e Agabës drejt Arabisë Saudite. Mbreti Harald V i Norvgjisë është i pasionuar pas lundrimit dhe pjesën më të madhe të verës e kalon në barkën e tij të lundrimit “Fram XVI”. Por, kur qëndron në Norvegji, ai dhe mbretëresha Sonja i kalojnë ditët në kabinën mbretërore në ishullin Tjome, në bregun jugor të Norvegjisë. Popullsia e “ishullit të verës” rritet përgjithësisht në verë dhe moti aty është përgjithësisht perfekt. Princi i Danimarkës dhe bashkëshortja e tij australiane, i kalojnë pushimet dimërore, së bashku me fëmijët në këtë resort luksoz në alpet zvicerane. Me dhoma për 18 të rritur dhe 6 fëmijë, prona ndodhet në një lëndinë private, afër qytetit dhe teleferikëve të skive, si dhe ka një pistë skish private dhe një pishinë brenda në kompleks. Një fshat peshkimi i bukur buzë detit me një distancë shumë të afërt me fushën e golfit, të klasit botëror, në “Oitavos Dunes” dhe me jetën e natës së Lisbonës (kryeqyteti është thuajse 30 minuta larg me tren), Kaskais i ka të gjithë mundësitë për të ofruar një jetë e pushime të mira. Prandaj dhe mbreti i Spanjës, Juan Carlos zgjedh këtë vend për të kaluar pushimet. Princesha Birgitta e Suedisë është e pasionuar pas golfit dhe këtë janar ajo ishte në Kinë, për të kremtuar ditëlindjen e saj, teksa merrte pjesë në një turne golfi në “Mission Hills Golf Club”. Në këtë kompleks të madh golfi, i cili frekuentohet vetëm nga njerëz të njohur ndodhet thuajse një orë larg nga Hong-Kongu dhe aty ka më shumë se 12 korsi golfi.

Villa la Angostura, Argjentinë
Familja mbretërore holandeze

Gjithë familja mbretërore holandeze e kaloi vitin e ri 2008 në Villa la Angostura, në Argjentinë, vendi i lindjes së princeshës Maxima, e cila është martuar me princin e Holandës, Willem-Alexander i Orange. “Lake District” është në rrëzë të Andeve dhe ngjan si Zvicra e kombinuar me Alaskën. “Është jashtëzakonisht i bukur, me lumenj akullnajorë”.

Aqaba, Jordani
Mbretëresha Rania e Jordanisë

Ky është vendi i preferuar i mbretëreshës Rania të Jordanisë, për të kaluar pushimet me familjen në fundjavë, apo gjatë pushimeve të verës. Ky vend ndodhet në qytetin Agaba, pranë Detit të Kuq, në jug të Jordanisë. Për ata që u pëlqen zhytja, kanë plot mundësi të zbulojnë mrekulli nën ujë, si dhe të eksplorojnë bregun e Agabës drejt Arabisë Saudite.

Tjome, Norvegji
Mbreti i Norvegjisë

Mbreti Harald V i Norvejgisë është i pasionuar pas lundrimit dhe pjesën më të madhe të verës e kalon në barkën e tij të lundrimit “Fram XVI”. Por, kur qëndron në Norvegji, ai dhe mbretëresha Sonja i kalojnë ditët në kabinën mbretërore në ishullin Tjome, në bregun jugor të Norvegjisë. Popullsia e “ishullit të verës” rritet përgjithësisht në verë dhe moti aty është përgjithësisht perfekt.

Verbier, Zvicër
Princi i Danimarkës

Princi i Danimarkës dhe bashkëshortja e tij australiane, i kalojnë pushimet dimërore, së bashku me fëmijët në këtë resort luksoz në alpet zvicerane. Me dhoma për 18 të rritur dhe 6 fëmijë, prona ndodhet në një lëndinë private, afër qytetit dhe teleferikëve të skive, si dhe ka një pistë skish private dhe një pishinë brenda në kompleks.

“Mission Hills Golf Club”, Kinë
Princesha Birgitta e Suedisë

Princesha Birgitta e Suedisë është e pasionuar pas golfit dhe këtë janar ajo ishte në Kinë, për të kremtuar ditëlindjen e saj, teksa merrte pjesë në një turne golfi në “Mission Hills Golf Club”. Në këtë kompleks të madh golfi, i cili frekuentohet vetëm nga njerëz të njohur ndodhet thuajse një orë larg nga Hong-Kongu dhe aty ka më shumë se 12 korsi golfi.

Marbella, Spanjë
Familja mbretërore Saudi

Shtëpia e Saudit ia ka vënë syrin prej kohësh këtij vendi në bregun jugor të Spanjës. Dhe kur princi Alwaleed et al është në qytet, Marbella shënon miliona dollarë shtesë në të ardhurat ditore. Kjo për arsye se ai vjen i shoqëruar nga miq e të afërm super të pasur, të gatshëm për të bërë shpenzime të mëdha, e duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ekonominë e qytetit.

Damask, Siri
Familja mbretërore Saudi

Kjo është një zonë “e ndaluar” për turistët perëndimorë gjatë dekadës së fundit, por Damasku është padyshim destinacioni më interesant në Lindjen e Mesme. Familja mbretërore Saudi mbërrin me avion privat në Damask e pastaj niset drejt kodrave përreth, për t’i shpëtuar vapës së verës. Rrugët gjarpëruese të Qytetit të Vjetër, ku reklamohet floriri, mëndafshi dhe erëzat duket sikur vijnë direkt nga Netët Arabe.

Kaskais, Portugali
Mbreti Juan Carlos i Spanjës

Një fshat peshkimi i bukur buzë detit me një distancë shumë të afërt me fushën e golfit, të klasit botëror, në “Oitavos Dunes” dhe me jetën e natës së Lisbonës (kryeqyteti është thuajse 30 minuta larg me tren), Kaskais i ka të gjithë mundësitë për të ofruar një jetë e pushime të mira. Prandaj dhe mbreti i Spanjës, Juan Carlos zgjedh këtë vend për të kaluar pushimet.

Santa Fe, Kaliforni
Sulltani i Bruneit

Këtu është pikërisht vendi, ku sulltani i Bruneit zgjedh për të kaluar pushimet. Ai i bashkëngjitet Bill Gates, si dhe të privilegjuarve të tjerë në këtë zonë super të pasur të San Diegos. Ferma “Valencia Resort and Spa” njihet për fushat e tenisit dhe ambientet luksoze, të vendosura në natyre piktoreske.

Klosters, Zvicër
Familja mbretërore britanike

Familja mbretërore britanike e frekuenton prej kohësh, në mënyrë të rregullt kantonin gjermanisht-folës të Zvicrës, Klosters gjatë sezonit të skive. Princi William kaloi pashkët e vitit 2008 fshatin e vogël, me të dashurën e tij Kate Middleton. Klosters lidhet me kompleksin e famshëm e të njohur, Davos.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here