Home Sociale Veliaj: Sensibilizim neper shkolla per perballimin e emergjencave civile

Veliaj: Sensibilizim neper shkolla per perballimin e emergjencave civile

1361
0

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin më të ri në kryeqytet që ka të bëjë me ofrimin e ndihmës ndaj çdo emergjence, si në kohë ngricash, ashtu edhe në përballjen me zjarret.

Në bashkëpunim me institucionet arsimore, ajo do të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës.

“Më vjen mirë që për herë të parë kemi një model tjetër të të bërit të gjërave, ku nuk vëmë gishtin se çfarë nuk funksionon, por japim një kontribut. Dikush mund të thotë se nuk është perfekt, por kjo është një mënyrë se si mund të ngremë një model që bashkëpunon me strukturat shtetërore. Ndaj i jam një mijë herë mirënjohës shërbimit “ERA” për ato një mijë jetë që shpëtohen çdo vit në Tiranë, falë ndërhyrjes tuaj në bashkëpunim me urgjencat publike”, tha Veliaj.

Kjo eksperiencë do të nisë nga qendra e Tiranës për tu shpërndarë në vijim në të gjitha zonat e kryeqytetit: “Mezi pres ta shikoj se si kjo punë të mund të kthehet në një fenomen ngjitës edhe për shërbimin publik, jo vetëm në Tiranën që ka ecur përpara, por edhe në hapësira të tjera. Mezi pres gjithashtu që ky bashkëpunim, i cili ka filluar në aksin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kombinatit, duke përfshirë Rrugën e Kavajës, akset kryesore rreth 21 Dhjetorit, një pjesë të Unazës deri në autostradë, të shtrihet në më shumë territore të vendit”.

Me qëllim për të shmangur çdo aksident të mundshëm në hapësirën që menaxhon bashkia ka marrë masat paraprake për disiplinimin e qytetarëve.

“Në të gjitha akset kryesore kemi filluar të vendosim kangjella për të diktuar vendet ku kalohet rruga. Kështu shmangim shumë prej aksidenteve që janë të shmangshme, por që shkaktohen kur qytetarët kalojnë autostradën në mënyrë të papërgjegjshme. Jemi kujdesur gjithashtu që edhe në investimet e reja, jo vetëm të vëmë këto kangjella, por ashtu si në autostradën e re në drejtim të Lundrës dhe në Unazën e Madhe të Tiranës, të kemi mjaftueshëm mbikalime, ku qytetarët të kenë një alternativë të sigurt për të kaluar rrugën pa marrë risqe të panevojshme që rezultojnë fatale në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here