Home Sociale Veliaj: Pakete orientimi per studentet e rretheve

Veliaj: Pakete orientimi per studentet e rretheve

1525
0

Nxënësit dhe studentët që vijnë nga rrethet dhe qëndrojnë në konvikte do të kenë mjaft lehtësira nga bashkia të përfshira në një paketë orientimi.

“Për herë të parë këtë vit do të punojmë edhe me nxënësit dhe studentët që vijnë për herë të parë në Tiranë. Do të kemi një projekt orientimi në qytetin e Tiranës. Tirana është një qytet me 1 milion banorë, me shumë konkurrencë, me shumë bërryla, ka shumë garë dhe besoj se Bashkia e Tiranës duhet të jetë në krah të atyre që vijnë për herë të parë në Tiranë për të kërkuar një mundësi. Kështu që, për ata nxënës që vijnë si konviktorë ose studentë për herë të parë në tetor në Tiranë, bashkia do të përgatisë një paketë orientimi që ardhja e tyre të mos jetë aq sfiduese sa ka qenë vitet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Veliaj foli gjatë inagurimit të nisjes së rikonstruksionit të plotë të Bibliotekës nr. 4. Ai tha se investimi në kulturë është investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë.

“Më vjen mirë që në një kohë shumë të shkurtër, pak ditë nga fillimi i punës tek biblioteka “Musine Kokalari”, po nisim punë në bibliotekën e njësisë 9. Kjo është një punë në infrastrukturë, por është edhe një punë në kulturë. Përveç rinovimit të bibliotekave, kjo është e dyta, së shpejti do të kemi edhe një të tretë, kemi krijuar edhe një fond prej 10 mijë tituj librash, të cilët do furnizojnë bibliotekat e lagjeve dhe shkollave”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai u shpreh se rikthimi i vëmendjes së të rinjve te leximi është një sfidë e gjithë shoqërisë, por së pari e institucioneve shtetërore në një kohë kur teknologjia po fiton gjithnjë e më shumë terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here