Home Aktualitet Veliaj: Mirëpresim çdo propozim për projektin e sheshit “Skënderbej”

Veliaj: Mirëpresim çdo propozim për projektin e sheshit “Skënderbej”

495
0

1460733656ak30nnnvBashkia e Tiranës ka zhvilluar sot dëgjesën e radhës për projektin e transformimit të sheshit “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, së bashku me koordinatorët e projektit zhvilluan një takim të posaçëm me arkitektët dhe urbanistët më të mirë në vend, me të cilët u diskutua për detajet dhe risitë që sjell ky projekt, si dhe për mundësitë e përmirësimit të tij me ide të reja.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të vyer çdo propozim, qoftë nga qytetarët, por në mënyrë të veçantë nga ekspertët e fushës, arkitektë e urbanistë.

Ai veçoi tre elementë tepër të rëndësishëm që kanë të bëjnë me projektin: krijimi i mundësive për të siguruar një lëvizshmëri më të mirë të njerëzve dhe mjeteve, koha e realizimit dhe debatimi me publikun i detajeve të projektit.

Veliaj theksoi se qëllimi i parë ka të bëjë me dobinë publike të projektit, për të cilin ai kërkoi vlerësime dhe ide nga arkitektët për t’i alternuar më mirë elementët e këtij projekti, sidomos sa i përket mobilitetit.

“Duam të kemi një produkt që ka dobi publike, dobi për qytetin, dobi për komunitetin, që i rrit vlerat Tiranës, që i rrit vlerën qendrës, që inkurajon jetesën e shëndetshme. Megjithatë, kjo dobi publike nuk duhet të sakrifikojë disa utilitete të tjera siç është lëvizshmëria”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës.

Veliaj shtoi se projekti është ende në fazën që mund të ketë ndërhyrje për të siguruar lëvizshmërinë më të mirë, qoftë duke bashkuar Unazën e Vogël me Unazën e Mesme në pjesën jugore të saj, apo nëse mund të bëhet një zgjerim të Unazës së Mesme ekzistuese për të kaluar nga Tajvani tek Xhamia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here