Home Sociale Veliaj: Deri ne fund te mandatit rikonstruktim per te gjitha bibliotekat

Veliaj: Deri ne fund te mandatit rikonstruktim per te gjitha bibliotekat

586
0

Pavarësisht investimeve të shumta të Bashkisë së Tiranës gjatë kësaj periudhe, për kryebashkiakun Erion Veliaj investimi për rikontruksionin e bibliotekave të lagjeve është një nga më të dobishmit.

“Bashkia e Tiranës bën shumë investime të dobishme në infrastrukturë: rrugë, kanalizime, rrjet ujësjellësi, kënde lodrash për fëmijë, por unë besoj se investimi më i dobishëm është investimi në kulturë. Investimi që nisim sot në bibliotekën “Musine Kokalari” është një investim inteligjent sepse e kthejmë këtë hapësirë në një qendër komunitare, jo vetëm për nga numri i titujve të librave, por edhe kushtet infrastrukturore”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se brenda këtij viti, veç bibliotekës “Musine Kokalari” do të rinstruktohet dhe ajo e lagjes 9, ndërsa deri në fund të mandatit të gjitha bibliotekat e lagjeve.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se krahas rikonstruksionit të godinave të bibliotekave do të punohet paralelisht edhe për pasurimin e tyre me sa më shumë tituj librash. Për këtë, ai ftoi qytetarët dhe biznesin që të kontribuojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here