Home Aktualitet Vau i Dejes, investime per permbytjet dhe nxitje te turizmit malor

Vau i Dejes, investime per permbytjet dhe nxitje te turizmit malor

564
0

1474220350ramaNjë projekt i financuar nga qeveria do të shmangë përmbytjet e përvitshme në zonën e Vaut të Dejës, përmes ndërtimit të sistemit te kullimit. Kryeministri Rama ishte në Vaun e Dejës, përkrah kryetarit të bashkisë Zef Hila. Ndërsa në Pukë kryeministri premtoi një projekt për rilindjen urbane të qytetit si dhe investime në perspektive për shndërrimin e Pukës në një destinancion turistik malor.

Vau i Dejës është një nga pak bashkitë e fituara nga opozita, por kryetari i bashkisë Zef Hila dhe kryeministri Edi Rama u treguan shumë bashkëpunues për një projekt që zgjidh problemin e përmbytjes së tokave në disa fshatra të Vaut të Dejës dhe Lezhës.

“Janë zgjidhur problemet përfundimtare të 11.000 hektarëve tokë bujqësore, sa i përket problemit të kullimit, por ajo që është më kryesorja është që shmang dhe rrezikun e përmbytjes, duke pasur parasysh dhe situatën e viteve të fundit me reshjet.” U shpreh Zef Hila kryetar i bashkisë Vau i Dejës.

Gjatë inspektimit për rehabilitimin e sistemit të kullimit, kryeministri Rama premtoi mbështetjen për zbatimin e plotë të projektit.

“Dhe këtë fazën tjetër të projektit do ta garantojmë patjetër, sepse ky është një aks që nuk është vetëm thjesht puna për të vaditur një pjesë tokash, por dhe për të garantuar përfundimisht që mos ketë përmbytje dhe histori të tilla, që kanë ardhur nga bllokimi i këtij aksi.”, tha Rama.

Në veri të vendit janë bërë investime edhe në qytetin e Pukës, e cila shquhet për bukuri natyrore, por nuk ka një infrastrukturë në shërbim të zhvillimit të zonës. Prej disa muajsh qyteti është bërë pjesë e projektit për rilindjen urbane, që synon të lidhe qendrën e Pukës me liqenin. Dhe ky nuk është projekti i vetëm.

“Projekti tjetër fillon javën tjetër. Është një projekt shumë i madh, rreth 1 miliardë e 150 milionë lekë, ku përmban gjithë elementët, trotuare lulishte, çatia, fasada dhe gjithçka.”- shprehet Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë së Pukës.

Në projektet e qeverisë Puka shihet si një destinacion kryesor turistik për veriun.

“Puka në një hark prej 5 vitesh do jetë një qytet vërtet cilësor turistik. Një destinacion turistik, sepse nuk është një qytet ku ti kalon për të shkuar diku, por është një qytet ku ti duhet të vish enkas. E që të vish enkas në Pukë ka qenë diçka krejtësisht e paimagjinueshme, sepse infrastruktura shumë e keqe, qyteti i braktisur, ndërkohë që me këto ndërhyrje që po bëhen dhe me shfrytëzimin e potencialeve natyrore që janë të jashtëzakonshme, jam i bindur që do të ndërtojmë një zonë të mirëfilltë turistike të Shqipërisë.”, u shpreh kryeministri Rama.

Me ndërtimin e infrastrukturës brenda dje jashtë qytetit qeveria synon të nxisë përmes turizmit rritjen e prodhimit bujqësor dhe punësimin familjar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here