Home ShowBiz Vajza që i ka rrëmbyer zemrën djalit të Jozefina Topallit

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën djalit të Jozefina Topallit

1580
0

Modelja bukuroshe, Eva Murati, prej më shumë se një viti shfaqet si e dashura e Genar Topallit, djalit të kryetares së Parlamentit. Dashurinë e tyre ata e kanë shprehur edhe në rrjetin social më popullor “Facebook”, duke komentuar fotot e dala bashkë me cilësime dashurie. Të dy të rinjtë frekuentojnë të njëjtën shkollë, gjimnazin e “Petro Nini Luarasi”. Mendohet se edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është në dijeni të lidhjes së djalit të saj me modelen, pasi këtë vajzë e lidhin aktivitete të organizuara nga Partia Demokratike, si dhe aktivitete të vetë kryetares së Parlamentit. Modelja, Eva Murati, ishte prezantuese e aktivitetit kundër dhunës që u mbajt më 14 shkurt nën kujdesin e kryeparlamentares në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe prezantuese e aktivitetit të 7 marsit nga Partia Demokratike. Gjithashtu, në një foto të hedhur në rrjetin social “Facebook”, modelja Eva Murati, ka dalë me djalin e kryeparlamentares në rezidencën qeveritare në Durrës. Duket se dashuria e tyre po i kalon përmasat e një lidhje të fshehtë adoleshence. Genar Topalli shfaqet në kohështrirjen e faqes së “Facebook-ut” të modeles duke i postuar lidhje të ndryshme, si kënge dashurie italiane, “Piu Bella Cosa- Eros Ramazzotti”. Eva Murati është modele e një prej agjencive në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme si prezantuese, si dhe pjesëmarrëse e sfilatave të ndryshme si modele, si dhe aktivitetit “Tirana Teens Art”.

eva-murati

genar-eva

eva-murati3

eva-murati-(2)

genar-topalli-eva-murati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here