HYRJE Ushqim Ushqimet e nevojshme per nje kujtese te forte

Ushqimet e nevojshme per nje kujtese te forte

0
102

Njerëzit gjithnjë dhe më shumë po vuajnë nga humbja e kujtesës për shkak se truri nuk është më i stërvitur pasi i gjen gjërat gati.

Ne nuk e mbajmë mënd një moment të bukur, pasi atë e kemi të fotografuar.

Tashmë nuk mundohemi të kujtojmë se çdo bëjmë pasi e shënojmë me “notes” në celular dhe e vendosim orën në zile.

Të gjitha këto fakte dhe shumë të tjera, ndikojnë në dobësimin e kujtesës.

Sipas studiusve ka një listë ushqimesh që ju ndihmojnë të forconi kujtesën dhe të parandaloni dobësimin e saj.

Peshk
Kur është fjala për ushqimet e trurit, peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet) janë në krye të renditjes. Yndyrat omega-3 janë përgjegjëse për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.

Boronica
Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.

Arrat
Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë.

Farat e kungullit
Janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here