Home Shendetesi “UMSh”: Jo arrestime pa u provuar fajesia e mjekeve

“UMSh”: Jo arrestime pa u provuar fajesia e mjekeve

860
1

14742057321474106858147404735216916_faktet_19_18Pas arrestimit të dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” për rastin e vdekjes së një gruaje 35-vjeçare dhe foshnjes së saj, ka ardhur reagimi i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë. UMSh ka bërë me dije se është “kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme qëçojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre”.

“U.M.SH.ka ndjekur me vëmendje rastin e rëndë të ndodhur në këtë maternitet. Para së gjithash ne shprehim dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet ndaj familjarëve për këtë humbje. U.M.S.H nuk merr përsipër të japë para kohe përfumdimet mbi rastin në fjalë, të shkaktuar nga një patologji e rëndë e rallë dhe e vështirë. Në pritje të konkluzioneve të sakta dhe shkencore, për të cilat  po punohet dhe ne jemi seriozisht të interesuar për to, e shohim të domosdoshme të shprehim qëndrimin tonë, ashtu siç kemi vepruar edhe herë të tjera në të tilla raste. Ne jemi kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme qëçojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste”, lexohet në komunikatën e UMSh-së.

“Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, por përkundrazi, thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi. U.M.SH.është i angazhuar në ndjekjen dhe analizimin profesional dhe shkencor, hap pas hapi të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta në drejtimet e theksuara më sipër”, përfundon reagimi i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here