Home Bota Ukraine, ushtria ruse pushton 2 aeroportet e Krimeas

Ukraine, ushtria ruse pushton 2 aeroportet e Krimeas

641
0

krimea-airportNjerëz të armatosur kanë marrë kontrollin e dy aeroporteve të Krimesë gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Bëhet fjalë për aeroportin e Sevastopol dhe atë të Simferopolit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, i cili shtoi se bëhej fjalë për një invasion ushtarak të Rusisë, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Arsen Avakov në një postim në facebook tha se aeroporti i Sevastopol dhe ai i Simferopolit është bllokuar nga njësitë ushtarake të forcave detare ruse dhe e përshkruan si “pushtim ushtarak”, shkruan “The indipendent”

TURCHYNOV: RUSIA TE RESPEKTOJE INTEGRITETIN TERRITORIAL
Ndërkohë Presidenti i përkohshëm ukrainas Oleksandr Turchynov ka kërkuar një mbledhje urgjente me shefat e sigurisë së Ukrainës për të diskutuar rreth situatës në Krime.
“Rusia të respektojë integritetin territorial të Ukrainës. Rusia të mos nxisë separatizmin në krahinën autonome”- tha Turchynov.

KERKOHET MBLEDHJA E KS-së
Parlamenti i Ukrainës i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë çdo lëvizje që mund të minojë sovranitetin e vendit.
Ai u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Russië që të mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, në përputhje me memorandimin që kanë nënshkruar më 1994. Parlamenti po ashtu ka sugjeruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën.

Flota Ruse, e cila ka një bazë në Sevastopol, ka mohuar se forcat e saj janë të përfshira në kapjen apo bllokimin e aeroporteve.
Situata në rajonin autonom të Krimesë qëndron e tensionuar që prej javës së kaluar kur parlamenti ukrainas shkarkoi nga detyra ish-presidentin Viktor Janukoviç.

Gjatë ditës së djeshme protestues pro-rusë zaptuan ndërtesat e parlamentit dhe administratës së Krimesë duke kërkuar referendum për të ardhem ne vendit. Ata larguan nga detyra kabinetin qeveritar dhe vendosën në krye të vendit një kryeministër të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here