Home Aktualitet UEFA i jep fitoren ne tavoline Serbise 3 -0

UEFA i jep fitoren ne tavoline Serbise 3 -0

536
0

serbiKomisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ndryshe nga çdo pritshmëri e Federatës Shqiptare të Futbollit, vendos kundër kombëtares sonë. Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë ndeshjen me Serbinë, të ndërprerë më 14 Tetor me rezultatin 0-0 pas incidenteve në fushën e blertë të stadiumit “Partizani” në Beograd.

Ndërsa ende nuk është zyrtarizuar nga qeveria e futbollit evropian, ky vendim bëhet i ditur nga burime nga FSHF.

Por ndërsa i ka dhënë 3 golat, UEFA ka vendosur të mos i llogarisë Serbisë 3 pikët e fitores. Kjo do të thotë se në klasifikimin e grupit I, Shqipëria mbetet po me 4 pikë dhe Serbia në vendin e fundit po me 1 pikë.

Me këtë vendim UEFA nuk i ka dhënë 3 pikëshin asnjërës nga të dyja skuadrat.

Vendimi i UEFA-s
Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë me Serbinë.
Shqipëria dënohet edhe me 100 mijë Euro gjobë.
Serbia gjobitet me 100 mijë Euro,
Serbia dënohet me 2 ndeshje pa tifozë
Serbia fitoi ndeshjen, por nuk i quhen 3 pikët

UEFA shtyu vendimin që pritej të jepej dje, për shkak të volumit të dosjeve të kombëtareve të dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here