HYRJE Bota Turqia i thote “PO” pushtetit absolut te Erdoganit

Turqia i thote “PO” pushtetit absolut te Erdoganit

0
384

Në referendumin për instalimin e sistemit presidencial në Turqi, të kërkuar nga kryetari i shtetit Rexhep Tayyip Erdogan, pas numërimit të 99% të votave prin kampi i votave “po”.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raporton se 51,36 përqind e zgjedhësve kanë votuar pro variantit të sistemit presidencial të kërkuar nga Erdogani.  48,66 përqind kanë votuar me “jo”.

Por në qytetin e Stambollit, sipas agjencisë Anadolu, prin kampi “Jo” me mbi 50 përqind të votave, pas numërimit të 90 përqind të votave të dhëna. CNN Türk thotë se edhe në Ankara me 50.2 përqind prin kampi “Jo”.

Në sondazhe qe parashikuar se të dyja kampet kundërshtare do të mblidhnin një numër të ngjashëm votash në referendum.

Edhe në Izmir prin kampi “Jo” me 68.5%, Votimi përfundoi në orën 16.00 me mbylljen e lokaleve zgjedhore në Perëndim të vendit. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit nisi numërimi i votave. Televizioni Haberturk njoftoi se pjesëmarrja në votime qe rreth 86 përqind.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here