Home Bota Tsunami godet Japonine pas nje termeti me magnitude 8.9 balle

Tsunami godet Japonine pas nje termeti me magnitude 8.9 balle

911
1

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur brenda 30 minutash pjesën veriore të Japonisë mëngjesin e sotëm.

Mediat raportojnë për një numër të madh të plagosurish në pjesën verilindore të Japonisë, në mënyrë të vecantë në prefekturën e Mijagit por edhe në Tokio.

Sipas Qendrës së Kontrollit gjeologjik të SHBA-së lëkundjet e tërmetit të parë janë regjistruar 8.9 gradë të shkallës rihter, më pas 30 minuta më vonë është regjistruar një tjetër tërmet 7.8 gradë i shkallës rihter.

Menjëherë më pas një Tsunam i fuqishëm ka goditur brigjet e Japonisë. Dallgët e tij kanë arritur deri në 10 metra lartësi. Dallgët me këtë lartësi janë regjistruar në brigjet Sendai ( në veri perëndim të Japonisë, ndërsa në prefekturën e Aomori, më tej në veri, të ishullit Honshu dallgët kanë qenë edhe më të larta, informon televizioni japonez Fuji.

Alarm për Tsunami është shtrirë edhe brenda Oqeanit Paqësor, nga Siberia dhe Ishujt Kurili në Rusi, deri në Hawai dhe në jug të Filipineve në Papua-Nuova Guinea, duke kaluar më pas në Marianne dhe Mikronesia. Një tsunami 4 metra ka goditur dhe ishullin Honshu, të arkipelagut japonez.

1 COMMENT

  1. VITI 1945 DHE 2011 DY DHURATAT E JAPONISE……

    VITI 1945 MERR SI DHURATE NGA REZOLUTA E OKB TE FIRMOSUR NGA SHUME SHTETE, BOMBEN ATOMIKE.BILANCI 300 MIJE TE VDEKUR.DHURATA E DYTE, JAPONIA MERR NGA NATYRA DISA TERMETE TSUNAMIN,PLUS SHPERTHIMIN E REAKTOREVE BERTHAMORE.BILANCI???
    NUK DIHET AKOMA SA JANE TE VDEKUR DHE TE HUMBURIT.NE SHUME SHTETE RITET TENSIONI SE CFARE DO NDODHE ME VONE.EKSPERTET JAPIN MENDIME TE SHUMELLOJSHME.CFARE PASOJA DO KENE NJEREZIT NGA SHPERTHIMI I REAKTOREVE? KUJDES USHTRIA AMERIKANE NGA RRZET.
    MENDIMI I NJE TE HUAJI BRIAN CHRISTOPHER BURDISSO…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here