Home Aktualitet Tritoli i Shqiperise po eksportohet edhe jashte

Tritoli i Shqiperise po eksportohet edhe jashte

867
0

tritol-c4Tritolprodhuesit shqiptarë po shikohen si “Perënditë e Olimpit” nga porositësit e huaj që deri më sot kishin gjetur “parajsën e tritolit”, këtyre anëve. Vitet e fundit shihet një rritje e frikshme e kërkesës për tritol nga ana e kriminelëve në Itali dhe Malin e Zi, ku bosët e bandave kriminale synojnë madje edhe mbushjen e depozitave apo magazinave, përveç furnizimeve periodike, pasi siç duket po e parandjejnë që edhe në Shqipëri tritoli do gjendet si “uji i pakët”, për shkak të forcimit të masave ndëshkuese për këdo e përdor atë.

Mirëpo, gjersa të vijë ajo ditë, trafikantët shqiptarë të ekplozivit po shpejtojnë të shesin dhjetra e qindra kg tritol apo t’ua dërgojnë “kolegëve” në Itali e Mal të Zi, me disa mënyra. Njëra prej tyre është e thjeshtë: Bashkë me kuintalët e marijuanës që çohet në Itali, vendosen disa kallëpë tritol, gati për shpërthim, sipas porosisë. Kur ka kërkesë të lartë, skafi mund të niset edhe i ngarkuar plot me mallin që po i rritet çmimi çdo ditë. Më 18 mars të 2012-ës, në brigjet e Leçes, në Itali, u gjetën 2 çanta me tritol, me peshë 47 kg, me mbishkrimin “TNT 200”, për të cilën ekspertët thanë se e sollën me skaf bandat shqiptare, si porosi e kriminelëve të Leçes, por një keqkuptim në orarin e dorëzimit solli bllokimin.

Që atëherë e deri sot, çmimi i një kallëpi (zakonisht peshon rreth 30 gramë), e kalon shumën e 1 kg marijuanë, porse përveç këtij fakti ekspertët e Policisë së Shtetit thanë se edhe tregu i botës së krimit në Malin e Zi po shfaqet me kërkesa të fuqishme për trafikantët shqiptarë. Dikur, ajo që nga ekspertët njihet si C4, hyri fillimisht nga Mali i Zi në Shqipëri, por tani duket se rolet kanë ndryshuar. Që pas vitit 2001, kur shqiptarët po i “lanin hesapet” me C4-ën e Malit të Zi, nuk po e prodhonin më në vend. Në vitin 2003 në Shkodër u kapën 2 të rinj me lëndë plasëse dhe ata pranuan se e kishin blerë në shtetin fqinj.

Dy vite më vonë atentati ndaj një biznesnemi të njohur “ i vuri vulën” dyshimit. Burimet shtojnë se grekët nuk interesohen për “TNT made in Albania”, për shumë shkaqe. Dje, në komisionin parlamentar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke iu referuar shpërthimeve me tritol theksoi se “Nga zero një vit më parë, janë shtuar aktet terroriste, gjë që sigurisht, përtej interpretimeve të kujtdo, lë vend për të na shtyrë që të sjellim ashpërsimin e normës dhe dispozitës penale për këtë çështje”. Ambicia e bluve shkon në pikën kur italianët dhe malazezët “do ta shohin me dylbi” TNT që sistemi komunist na i la me shumicë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here