HYRJE Politike Tritan Shehu denoncon publikisht vjedhjen masive të votave

Tritan Shehu denoncon publikisht vjedhjen masive të votave

0
22

Demokrati Tritan Shehu, i cili doli fitues nga zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Gjirokastrës, ka denoncuar publikisht vjedhjen masive të votave.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Shehu pohoi se blerja masive e votës ndryshoi rezultatin final në Gjirokastër, ku PS-ja mori 3 deputetë, PD 1 dhe LSI 1.

“Procesi i votimit ishte normal, korrekt. Nëse do ta shohim në thelb, do shihnim probleme të mëdha, tragjike për vendin, siç është edhe blerja e votës. Blerja e votës ka ndryshuar rezultatin ne Gjirokastër. Ne kemi bërë thirrjet tona, por i takon policisë të hetojë. Ne nuk kemi në ndjekje të keqbërësve. Duhet ta bënin strukturat e policisë. Më tragjike është problemi i kanabisit dhe i drogës, të cilën e kam denoncuar edhe më parë, ndërsa ky qark është mbuluar nga droga. Paratë e drogës janë kthyer në mjet intimidim, kërcënimi për njerëzit e ndershëm. Tani i përdorin në këtë mënyrë”, tha Shehu, shkruan ‘BalkanWeb’.

Teksa u pyet nga gazetari në lidhje me faktin nëse ka prova me emra, Shehu u përgjigj se “Nuk kam prova, se nuk jam prokuror. Por opinioni im është se e gjithë kjo është organizuar nga strukturat shtetërore”

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here