Home Shkence Trekendeshi i Bermudes nuk eshte me nje mister

Trekendeshi i Bermudes nuk eshte me nje mister

2104
0

Zbulimi i një krateri gjigant nënujor në fund të detit Barents, mund të japë një shpjegim të arsyeshëm për zhdukjen e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës. Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos.
Shkencëtarët kanë gjetur kratere deri në gjysmë milje të gjera dhe 45,7 metra të thella, që besohet të jenë shkaktuar nga metani në brigjet e Norvegjisë të pasura me gaz natyror.

Metani mund të ketë rrjedhur në depozitat e gazit natyror duke krijuar më pas çarje në sipërfaqe, të cilat në fund shpërthejnë, thonë shkencëtarët.

Kratere gjigante ekzistojnë në bazën e detit në zonën perëndimore dhe qendrore të detit Barents dhe ndoshta ato janë një shkak i shpërthimeve të mëdha të gazit, kanë thënë hulumtuesit nga Universiteti Arktik i Norvegjisë.

Krateret ka mundësi të përfaqësojë një nga pikat më të nxehta për lirimin e metanit në Arktik. Shpërthimet që shkaktojnë hapjen e kratereve potencialisht mund të paraqesin rreziqe për anijet që udhëtojnë në këtë vend.

Shkencëtari rus Igor Yeltsov, tha vitin e kaluar: “Trekëndëshi i Bermudës ka mundësi që të jetë një reagim i hidrateve të gazit. Ata fillojnë të treten në mënyrë aktive me metanin e akullt që i kthen në gaz. Kjo prodhon sasi të mëdha të gazit dhe bën që oqeani të zhysë anijet në ujërat e tij të përzier me një përqindje të madhe të gazit.3227F6A400000578-3490072-image-a-40_1457887757239

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here