Home Ekonomi Tregtia me pakicë, Tremujori I 2017

Tregtia me pakicë, Tremujori I 2017

660
0
Në tremujorin e parë 2017, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 2,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është ulur 3,5 %.
Fig. 1 Indeksi i volumit në tregtinë me pakicë
Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 2%, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është ulur 0,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016. Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 3,3%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 3,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.
Fig.2 Indeksi i volumit në tregtinë me pakicë të hidrokarbureve
Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë. Në terma vjetor indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2017 është +2,5%. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje; grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +0,8 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,4 pikë përqindje.
Fig.3 Ndikimet e grupeve kryesore në Tregtinë me Pakicë
Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë. Në tremujorin e parë 2017, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin e tregtisë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, është ulur 4,5% krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është ulur 6,5%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë, për grupin “Produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është ulur në nivelin 3,3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht është ulur 3,1%, kundrejt tremujorit të fundit 2016.
Fig.4 Ndryshimi tremujori përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here