HYRJE Udhetim TravelMe.World: Shqiperia eshte perla e Mesdheut, mos e humbisni

TravelMe.World: Shqiperia eshte perla e Mesdheut, mos e humbisni

0
189

sARANDAKa shumë arsye për të vizituar Shqipërinë por autorja e blogut të udhëtimeve TravelMe.World rendit 10 arsye për të zbuluar sipas saj, ‘perlën e Mesdheut’. Sipas saj, Shqipëria ofron qetësi me mënyrën e jetesë dhe natyrën e paprekur për tu kënaqur dhe mahnitur me thesaret e saj natyrore.

Blogerja shton se Shqipëria përmban klimë mesdhetare të mrekullueshëme gjatë gjithë vitit, me verë të ngrohtë dhe dimër të butë, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe për këtë arsye thekson ajo “mund të ndjeni flladin e ngrohtë që përkëdhel faqet tuaja”. Ajo rendit gjithashtu edhe plazhet e pacënuara të vendit tonë duke vënë në dukje se “Shqipëria përmban qindra milje të bregdetit paprekur dhe një ofertë të pasur me rërë dhe guralecë që mund të bëjnë shumë prej jush të dashurohen pas këtyre brigjeve”. Duke përshkruar bukurinë e rrallë të bregdetit tonë, blogerja fton turistët e huaj për tu kënaqur në ujin e kristaltë të plazheve në Sarandë dhe Ksamil.

Për të pasionuarit e vendeve malore, blogerja veçon Alpet shqiptare me një larmi e bukuri të rrallë natyrore. Mrekullia arkeologjike është një tjetër arsye që blogerja TravelMe.World bën ftesë për të vizituar Shqipërinë. Në këtë artikull për Shqipërinë turistike, blogerja thekson dhe gatimin shqiptar , ushqimet tradicionale dhe aq te shijshme të detit që nga oktapodi, midhje karkaleca, kallamar dhe peshkut të përgatitura në mënyra të ndryshme.

Të gjitha këto sipas saj, Shqipëria i ofron me çmime të ndryshme nga çdo vend evropian. Blogerja nënvizon gjithashtu se populli shqiptar është tejet mikëpritës dhe sipas saj, “pavarësisht përshkrimeve në internet, shumica e njerëzve që takuam flisnin anglisht dhe që nuk kishin nevojë për të komunikuar me gjeste apo me google translate”. Ajo e përshkruan Shqipërinë si një vend tejet të sigurtë ndërsa përmënd edhe tolerancën fetare që e karakterizon “ku katolikë dhe myslimanë bashkëjetojnë në mënyrë paqësore me njëri tjetrin”. Në përfundim të arsyeve të saj për të vizituar këtë thesar të Mesdheut, blogerja u përcjell edhe një apel investitorëve të huaj për investime në vendin tonë ndërsa të pasurit, sipas saj, kanë mundësi të blejnë një hyrje të përballueshme me pamje nga deti

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here