Home Aktualitet Transport i lendeve te rrezikshme? Gazetari sqaron opinionin

Transport i lendeve te rrezikshme? Gazetari sqaron opinionin

1705
0

Nje qytetar ka denoncuar me video shqetesimin e tij se ne mesnate, ne unazen e Elbasanit ne drejtim te Librazhdit ka pare nje karvan automjetesh me targa “transport i vecante”, per te cilat hedh dyshime se mbanin lende te rrezikshme. Kete denoncim e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha nje dite me pare. Por gazetari investigativ Artan Hoxha heq dyshimet dhe me ane te nje statusi ne rrjetet sociale, shkruan se behet fjale per karvane makinash te TAP-it duke transportuar tubo celiku te gazesjellesit ne Qafe Thane.

Statusi i Artan Hoxhes:

Qe te flini te qete per kamionet e dyshimte ne videon e qytetarit digital…

Ne foto keni nje karvan te TAP-it duke transportuar tubo celiku te gazesjellesit ne Qafe Thane.
Foto nr. 1: Karvani me mjetet e renda shoqerohet ne fillim dhe ne fund nga fuoristrada me feneline dhe logon e policise.
Foto nr.2: Ne vendin poshte targes se kamionit duket pllakati me ngjyre te verdhe dhe mbishkrimin “transport i vecante”
Foto nr.3: Fuoristrada tip Nissan me logo e feneline policie ne fund te karvanit…
Foto nr.4: Fuoristrda Nissan me logo policie te blera nga vet kompania qe zbaton projektin e TAP, identike me ate qe duket ne videon e qytetarit digital..
Foto nr.5: Kamionet gjate transportit me tubo celiku te gazesjellesit TAP….

Statusi i Berishes dje:

Qytetari dixhital dergon nje video te filmuar mbreme ne ora 3:21 mengjesit te
– nje karvani autombotesh te gjata, te cilat ne Europe perdoren per
– transportin e lendeve toksike ose radioaktive, te shoqeruar nga policia
– karvani levizte nga Elbasani drejt Librazhdit.
– Makinat ne vend te targave kishin nje pllake ku shkruhej transport i veçante!Ketu me poshte keni tekstin dhe videon e derguar prej tij. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here