Home Sport Trajneri i Armenise: De Biasi është kthyer në një ‘vrasës’ trajnerësh

Trajneri i Armenise: De Biasi është kthyer në një ‘vrasës’ trajnerësh

568
0

Bernard ChallendeShqipëria dhe shqiptari Gianni De Biasi tashmë janë kthyer në makthin e trajnerëve të ekipeve kundërshtare, pasi zyrtarizohet edhe dorëheqja e teknikut të Armenisë, Bernard Challendes pas humbjes që pësoi të dielën përballë kuqezinjve në ‘Elbasan Arena’ 2-1.

Në fakt trajneri i Armenisë e parandjeu humbjen dhe largimin teksa deklaroi para ndeshjes se “De Biasi është kthyer në një ‘vrasës’ trajnerësh” duke iu referuar largimeve të trajnerit të Portugalisë Paolo Bento, pasi Shqipëria e mundi brenda 0-1 dhe lojës së mirë në Serbi që solli më pas edhe dorëheqjen e trajnerit holandez, Dick Advocaat.

Sipas njoftimit të Federatës Armene të Futbollit, thuhet se sapo ka mbërritur trajneri Bernard Challendes i ka paraqitur dorëheqjen presidentit, pasi në 4 ndeshjet e zhvilluara ka grumbulluar vetëm një pikë që e nxjerr jashtë garës për një vend në kampionatin Europian.

Në fjalën e tij pas paraqitjes së dorëheqjes, teknik deklaroi “Jam i zhgënjyer me rezultatet, por jo me presidentin e Federatës apo dikë tjetër. Një falenderim i veçantë edhe për tifozët, që kanë qenë me ne, brenda dhe jashtë fushe.

I uroj më të mirat Armenisë, do ta ndjek gjithmonë dhe shpresoj që një ditë ju të luani në ndonjë Europian apo Botëror. Erdha në Armeni rreth një vit më parë me objektivin për ta kualifikuar kombëtaren në finalet e Europianit 2016.

Në kontratë ishte e shkruar se duhet të kualifikoheshim, përndryshe do të largohesha. 1 pikë në 4 ndeshje nuk janë të mjaftueshme, prandaj vendosa të largohesha.

Përsa i përket ndeshjes me Shqipërinë dua të them se nëse ndeshjet do të luheshin vetëm për 70 minuta, ne do të kishim tashmë 10 pikë. Nuk dua të kërkoj falje apo të justifikohem, por taktikat dhe strategjia jonë nuk kanë qenë edhe aq të këqija” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here