Home Sociale Trafiku i renduar, Policia premton zgjidhje

Trafiku i renduar, Policia premton zgjidhje

1433
0

Me fillimin e vitit të ri shkollor, trafiku në kryeqytet kthehet në një problem serioz për qytetarët, por policia rrugore zotohet se këtë vit situata do të jetë ndryshe.

“Është riplanifikuar dhe rishikuar plani i vendosjes së shërbimeve, për një organizim më të mirë, sipas kufizimit të orarit të shkollave. Fillimi i mësimit në orën 8, pushimi i madh në 10:30 deri në 11 dhe pastaj përfundimi nga ora 13:00 në 14:00. Policia është e angazhuar për mbarëvajtjen e trafikut”, deklaron Erjon Ahmeti, shef i Rrugores.

Policia do të monitorojë edhe respektimin e rregullave nga mjetet që transportojnë nxënësit, ndërsa një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe sigurisë në institucionet arsimore.

Vitet e kaluara nuk kanë munguar problemet si nga episodet e dhunës, ashtu edhe nga drogërat që nxënësve u ofrohen nga persona të jashtëm.

“Herë pas here do të ushtrojmë kontrolle me shërbimet operacionale, përfshirë njësitë “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në kohë dhe vende të ndryshme, sidomos pranë vendeve ku zhvillohet mësimi. Ne do ta mbajmë nën monitorim situatën në shkolla”, thotë Dhimitraq Ziu, nëndrejtor i Policisë së Tiranës.

Problem mbeten edhe armët e ftohta që nxënësit mbajnë në mjediset e shkollave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here