Home Politike Topi:Partitë të marrin përgjegjësitë, interesat e vendit mbi gjithçka

Topi:Partitë të marrin përgjegjësitë, interesat e vendit mbi gjithçka

511
0

Kreu i shtetit Bamir Topi tha sot se mbështet një hetim tërësor, të paanshëm, profesional dhe transparent të ngjarjeve të datës 21 janar, ndërsa ka nxitur bashkëpunimin mes institucioneve të zbatimit të ligjit. Në deklaratën për shtyp të Presidencës thuhet se Presidenti Topi pati një takim me kreun e opozitës Edi Rama, me kërkesë të këtij të fundit ku u dikutua situate aktuale në vend.

Kreu i shtetit ka ndarë me kryesocialistin Rama nevojën urgjente për bashkëpunim mes palëve, në mënyrë që të përmbushen përgjegjësitë dhe detyrimet, duke vënë interesat e vendit dhe të popullit shqiptar mbi gjithçka tjetër.

“Në këto momente, më shumë se asnjëherë tjetër na duhet qetësi, maturi dhe përgjegjësi politike dhe individuale, për t’i lënë kohën dhe hapësirën e nevojshme funksionimit të shtetit të së drejtës dhe instititucioneve të pavarura ligjore të tij.” – thuhet në deklaratë

Sipas kreut të shtetit “Institucionet e shtetit dhe punonjësit në detyrë janë të shenjtë e të paprekshëm, ashtu sikurse është edhe mbrojtja dhe kujdesi për jetën e qytetarëve. Në çdo rrethanë, e drejta legjitime për të demonstruar paqësisht duhet administruar me përgjegjësi maksimale!” – ka theksuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here