Home Sport Tomas Myler: “Jam i kenaqur qe perfundoi vetëm 1-2…”

Tomas Myler: “Jam i kenaqur qe perfundoi vetëm 1-2…”

1111
0

Tomas Myler u aktivizua nga minuta e parë në duelin e djeshëm, por nuk arriti të zëvendësonte si duhet të dëmtuarin Robert Levandovski. Gjithsesi, gjermani e ka një “alibi” për humbjen ndaj Real Madridit dhe e lidh pikërisht me penalltinë që humbi Arturo Vidal. Më tej, sulmuesi beson se janë ende në garë për kualifikimin dhe duhet të ndihemi të kënaqur që përfundoi vetëm 1-2…

Pse humbi Bajerni?
Mendoj se ndeshja mund të ishte mbyllur që në pjesën e parë. Nëse Arturo Vidal do të kishte arritur të shënonte me penallti dhe takimi do kishte shkuar me rezultatin 2-0, do ishim duke folur për një tjetër fund tashmë. Do kishin ndryshuar shumë elementë, sidomos administrimi i lojës në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë u pa një paraqitje shumë e dobët e ekipit tuaj, ndryshe nga 45 minutat e para…

Është e vërtetë. Së pari, më duhet të pranoj që nuk ishim mjaftueshëm të freskët fizikisht në krahasim me kundërshtarin tonë. Ky është një faktor që ndikon në takime të tillë. Ajo që e vuri më tepër në pah, ishte momenti kur mbetëm me një futbollist më pak. Në ato kushte ishte shumë e vështirë që të kontrollonim lojën dhe për këtë arsye, Reali arriti të ishte superior dhe të krijonte më tepër raste shënimi.

Sa shanse i jepni Bajernit për kualifikimin?
Duhet të jemi të kënaqur që ndeshja përfundoi vetëm 1-2, pasi mund të ishte mbyllur edhe më keq. Ky rezultat na jep besim se gjithçka është e hapur. Pa diskutim që vështirësia është e lartë, por në “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here