Home Bota Tmerr ne Berlin, kamioni hyn mes njerezve, 12 viktima

Tmerr ne Berlin, kamioni hyn mes njerezve, 12 viktima

684
0

3b8691c300000578-4049442-the_heavy_good_vehicle_can_be_seen_clearly_damaged_and_the_drive-a-76_1482178780398Tmerr dhe panik në Berlin. Pas vrasjes se ambasadorit rus ne Turqi, disa te plagosurve ne nje qender islamike ne Zvicer edhe nga Gjermania raportohen lajme te keqija. Mbrëmë një kamion u futur brenda nje tregu ku shiten lodra me rastin e Krishtlindjeve duke lënë viktima dhe shume te plagosur.

Ora 07:43 Kamioni i tipit TIR ishte me targa polake, por ishte nisur nga Italia. Mediat raportojnë se ai ishte nisur një ditë më parë nga Italia e transportonte skela hekuri në Gjermani. Do të ndalej një natë në Berlin dhe sot sipas planit duhet të kthehej në Poloni.

Ora 07: 40 Sipas dëshmisë së pronarit të shoqërisë polake të transportit Ariel Zuraëski dhënë për kanalin televiziv TVN24, automjeti drejtohej nga kushëriri i tij me të cilin kishin pasur kontakte telefonike deri në ora 16.00 të ditës së djeshme. Ai pohon se shoferi nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi dyshon se kamioni drejtohej nga personi i dytë që ndodhej në të.

Ora 07: 36 Rritet bilanci i viktimave nga sulmi i kamionit në Berlin. Mediat e huaja duke iu referuar policisë gjermane raportojnë se së paku 12 veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur.

Ora: 07: 25 Agjencia e lajmeve DPA raporton se personi i arrestuar kishte shkuar në Gjermani si refugjat, nga Afganistani apo Pakistani, sipas burimeve të tyre të sigurisë.

3b8676d100000578-4049442-image-a-45_1482176337154

3b867c1400000578-4049442-image-m-51_1482176715125

3b86881200000578-4049442-there_are_dozens_of_ambulances_and_fire_engines_at_the_scene_as_-a-75_1482178780329

3b8691c300000578-4049442-the_heavy_good_vehicle_can_be_seen_clearly_damaged_and_the_drive-a-76_1482178780398

3w993qhighc0-bild_1

Ora 07: 20 Televizioni polak, TVN 24, raporton se kamioni që është përplasur për turmën është pronë e një kompanie polake, ndërsa policia gjermane ka thënë se ata po e hetojnë rastin me dyshimin se kamioni është vjedhur.

Zhvillimet e djeshme 

Ora 22:53 Kamioni kishte targa polake, por kishte ardhur në Berlin nga Budapesti.

Ora 22:50 Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere (CDU), tha: “Lutjet e mia tani janë me të afërmit e viktimave dhe të plagosurve në ngjarjen e tmerrshme”.

Ora 22:45 Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert shkroi ne Twitter: “Vajtojmë për viktimat dhe shpresojmë që të plagosurit të shërohen shpejt”.

Ora 22:35 Aktualisht nuk ka indikacione për ngjarje të tjera të rrezikshme në qytet dhe pranë vendit të ngjarjes, shkruajne mediat gjermane, te cilat citojne burimet e policise qe thane se situata është vene nën kontroll.

Ora 21:59 “Reuters” raporton se janë Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke u informuar mbi ngjarjen nga ministri i Brendshëm.

Ora 21:55 Mediat shkruajne se Policia ne Berlin ka arrestuar autorin e dyshuar te sulmit terrorist me kamion, teksa nje bashkepunetor i tij u gjet i vdekur ne vendin e krimit, per motive ende te paqarta.

Ora 21:49 Kamioni besohet të ketë qenë duke bërë 64 kmh kur përplasi blerësit ne treg.

Ora 21:47 Mesa duket kane qene dy persona brenda ne kamion. Mediat gjermane shkruajne se një bashkë-shofer në kamion është gjetur i vdekur, sipas ‘TV N24″.

I njëjti kanal gjerman gjithashtu ka konfirmuar raportet se një i dyshuar është arrestuar.

Ora 21:45 “Dëgjova një zhurmë të madhe dhe pastaj u drejtova tek tregu i Krishtlindjeve dhe pash kaos … shumë njerëz të plagosur”, tha Jan Hollitzer, zëvendës kryeredaktor i “Berliner Morgenpost”, per “CNN”. “Ishte me të vërtetë traumatike.”

Ora 21:44 Sipas një gazetari gjerman, policia e Berlinit ka arrestuar një të dyshuar në vendin e quajtur “Victory Column”, qe eshte një atraksion i madh për turistet në qytet. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.

Ora 21:42 Policia ne vendin e ngjarjes raporton se ky eshte nje sulm terrorist, dhe eshte vene ne ndjekje te autorit.

Ora 21:40 Inteligjenca gjermane kishte marrë indicie qe tregonin se do të kishte një sulm në një treg Krishtlindjesh në Berlin, shkruan gazeta “Welt”.

Ora 21:30 Kamioni po ecte ne rrugen Budapester Strasse mbi trotuar dhe u ndal para pemes gjigante te Krishtlindjeve qe ishte ngritur vetëm një javë më parë.

Një person në treg deshmitar i ngjarjes ka thanë se kamioni ishte duke udhëtuar “me shpejtësi” dhe u përplas duke bere një zhurmë të fuqishme.

Ora 21:29 Një dëshmitar tha se “njerëzit janë të shtypur nën kamion”, ndërsa një tjeter tha se njerezit qe ishin ne trotuar janë perplasur nga kamioni.

Ora 21:28 Situata është ende konfuze. Makina të shumta policie, zjarrefikese dhe ambulancasj janë në vendin e ngjarjes.

Ora 21:18 Rritet frikshem numri i viktimave. “Focus.de” raporton se jane 9 te vdekur

Ora 21:17 Publikohen pamje te tjera nga vendngjarja, shikojini ne videon me poshte:

 

Ora 21:13 Raportohet se jane 2 te vdekur dhe mbi 50 te plagosur ne sulmin me kamion ne Berlin.

 

Ora 21:00 Mediat shkruajne se kemi te bejme me nje sulm. Shkaku eshte ende i paqarte. Mendohet deri tani se janë dhjetë persona të plagosur, por nuk ka konfirmim te sakte.

“Në perendim te Berlinit, në afërsi të një Kishe, një kamion ka hipur mbi trotuar. Nje person ka vdekur”, tha një zëdhënëse e policisë shkruan agjencia e lajmeve ‘DPA”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here