HYRJE Sociale Tirane, urbaniste dhe eksperte te strehimit nga e gjithe bota

Tirane, urbaniste dhe eksperte te strehimit nga e gjithe bota

0
12

Urbanistë, arkitektë dhe ekspertë të çështjeve të strehimit social nga e gjithë bota u mblodhën këtë të hënë në Tiranë në Konferencën Ndërkombëtare ENHR 2017 për të diskutuar sfidat e zhvillimit të qyteteve.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, njohu pjesëmarrësit me investimet e mëdha që janë realizuar si dhe me ndryshimet në infrastrukturë për dy vitet në vijim.

“Konferencat si kjo janë shumë të rëndësishme për të diskutuar problemet që janë totalisht të ndryshme, dhe njerëzit vijnë me zgjidhje interesante dhe origjinale, për të zgjidhur probleme që janë shumë reale”, theksoi Mazniku.

Gjatë tri ditëve të konferencës, urbanistët dhe ekspertët ndërkombëtarë do të njihen me projektet e banesave sociale në Shkozë, projektet e zhvillimit në zonën e Freskut, Kasharit, Bathore, në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet si dhe në zonën e Kënetës në Durrës.

Pjesëmarrësit do të njihen mbi situatën, kushtet, sfidat dhe vështirësitë që hasin këto komunitete në drejtim të urbanizimit dhe të infrastrukturës, qasjen mbi politikat sociale dhe ndikimin e tyre në hartimin e planeve vendore.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here