Home Sociale Tirana, vendi me ndotjen dhe zhurmen me te larte

Tirana, vendi me ndotjen dhe zhurmen me te larte

1386
0

Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet një konference për shtyp ka njoftuar se kryeqyteti, Tirana rezulton me shkallën më të lartë tëë ndotjes së ajrit si dhe më problematike për zhurmat e larta.

Në raportin e tij kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri theksoi se raporti vjen me një monitorim më të plotë se në vitet e kaluara ndonëse buxheti për përgatitjen e këtij raporti ka pësuar rënie.

Gjate raportimit të tij Beqiri është ndalur edhe në monitorimin e cilesisë së ajrit urban, ku nënvizoi se Fieri, Lushnja dhe Lezha janë 3 qytete në rang vendi potencialisht të ndotura, ndërsa problematike është prania e grimcave të pluhurit.

“Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematike edhe Korça, vetëm në periudhën e dimrit për shkak të ngrohjes me dru zjarri:, tha z.Beqiri.

Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli më i dytë i riskut për shëndetin publik. Edhe këtu Tirana është ndër qytetet më problematike kur gjatë ditës është 17.23% më e lartë se norma e lejuar dhe gjatë natës 24.91% më lart se norma e lejuar nga OBSH.

Në monitorimin e ujërave sipërfaqesorë për vitin 2016 ka një përmirësim të ndjeshëm të ujërave larës bregdetarë edhe pse 5 pika ende mbeten problematike.

Duke analizuar këtë situatë z.Beqiri shtoi se: “Vazhdon mungesa e informimit dhe e infrastrukturës nga pushteti vendor në këtë pikë”. Në Raport nuk kanë ndryshim në krahasim me vitin 2016 cilësia e ujërave sipërfaqësor në lumenj dhe liqene si dhe cilësia e ujërave nentokësore.

“Pavarësisht ndarjes së re territoriale, bashkitë po bëjnë ende një punë të dobët, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, tha kreu i AKM-së duke iu referuar rezultateve të monitorimit të menaxhimit të mbetjeve për vitin 2016.

Pasi sjell situaën e trashëguar në monitorimin e mbulesës së tokës, Raporti konstaton rezultate pozitive të vitit të parë të moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve.

“Moratoriumi do të sjell padyshim një ripërtëritje të mbulesës së tokës. Ndërkohë që janë konstatuar 15 specie drunore në rrezik zhdukje”, tha drejtori i përgjithshëm i AKM-së.

Në përfundim të prezantimit z.Beqiri theksoi se në Raportin për Gjëndjen në Mjedis 2016 Agjencia Kombëtare e Mjedisit a dhënë rekomandime të plota në çdo sektor të monitoruar për përmirësimin e gjëndjes në mjedis.

Raporti ofron një bazë të mirë për orientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis siç janë: industria, energjetika, transporti, bujqësia etj, por edhe për marrjen e masave të duhura dhe hartimin e projekteve për përmirësimin e gjëndjes së mjedisit dhe përbërësve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here