HYRJE Sport Tirana-Skënderbeu në Elbasan Arena, 222 police do te sigurojne mbarevajtjen

Tirana-Skënderbeu në Elbasan Arena, 222 police do te sigurojne mbarevajtjen

0
155

Policia e Elbasanit ka njoftuar planin e masave për finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Skënderbeu, takim i cili do të zhvillohet nesër në orën 19:00 “Elbasan Arena”.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, do të angazhohen 222 punonjës policie.

Disa nga masat e marra do të jenë ndalimi i parkimit të automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit; Ndalimi i lëvizjes dhe parkimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”; Ndalimi i lëvizjes dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi.

Po sipas policisë, të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, duhet të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe nuk duhet të kenë me vete mjete të forta, fishekzjarre, shishe etj.

Finalja e Kupës Tirana-Skënderbeu është edhe takimi i fundit futbollistik për këtë sezon, pas mbylljes së kampionatit një javë më parë

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here