Home Aktualitet Tirana pa ujë në mes të verës

Tirana pa ujë në mes të verës

704
0

Në Tiranën e viteve 2010, kur Qeveria Berisha premton epokën e Internetit, qytetarët nuk kanë ujë të pijne. Ujësjellësi i Tiranës, drejtëperdrejtë në administrim të Ministrisë së Trasporteve, jo vetëm që nuk shqetësohet të përmiresojë furnizimin e atyre zonave që tradicionalisht vuajnë për ujë, por penalizon dhe lagje që kanë pasur furnizim. Në vend që të synohet përmbushja e një të drejte elementare të njeriut, këto ditë po bëhet e kundërta.

Lagje të tëra në kryeqytet, sidomos ato afër malit të Dajtit, të cilat gjithmonë kanë pasur furnizim të mirë me ujë të pijshëm, për shkak dhe të pozicionit të tyre, papritur, po përballen me thatësiren, si të ishin jo në Shqipëri, por në shkretetirat e Afrikës. Banorët, të papërgatitur nga vendimet drastike të Ujësjellësit të Tiranes, vuajnë nga përballimi i nevojave me elementare për jetën e përditshme. Situata rëndohet edhe për shkak të stinës së nxehtë dhe rrezikon të kthehet në emergjencë dhe sanitare.

Nuk është e para herë që të drejtat e qytetarëve shkelen në menyre barbare nga institucionet shtetërore, kujtojmë problemet e faturimit te ujit dhe të dritave. Qeveria Berisha, në vend të premtimeve boshe dhe internetit nëpër male, të impenjohet të sjell ujin në rubinetat e tharë të shqiptareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here