Home Aktualitet Tirana i drejtohet plazheve, në fundjavë temperaturat 40ºC

Tirana i drejtohet plazheve, në fundjavë temperaturat 40ºC

488
0

tirana47Temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë të gjithë rajonin kanë ndikuar edhe në vendin tonë duke sjellë rryma ajri të cilat pa frikë mund të krahasohen me ato të të nxehtit afrikan.

Sipas meteorologëve kjo është një nga javët më të nxehta pasi në dy ditët e fundjavës pritet që temperaturat të shkojnë mbi 40 gradë.

Gjatë të gjithë kësaj jave temperaturat kanë qenë tepër të larta duke mos zbritur nën 38 gradë e që e njëjta situatë pritet që të jetë edhe në ditët në vijim pasi zyrtarisht jemi në ditët më të nxehta të vitit.

Këshilla e parë që jepet nga meteorologët por edhe nga mjekët në këto ditë të nxehta është që të evitohen daljet në oraret e pikut të vapës që janë nga ora 11-17.

Po ashtu një tjetër këshillë të cilën e japin mjekët është që të rritet sa më shumë të jetë e mundur konsumi i lëngjeve për të shmangur dehidratimin.

Nga një vështrim që kamera e televizionit A1Report ka bërë në disa zona të kryeqytetit, rezulton se pikërisht në orët e mesditës, Tirana është pothuajse e boshatisur.

Për një numër të madh qytetarësh zgjidhja e këtyre ditëve të nxehta duket se është plazhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here