Home Sport Tifozet vlonjate therrasin ne kor: TURP! TURP! TURP!

Tifozet vlonjate therrasin ne kor: TURP! TURP! TURP!

602
0

flamurtariTifozët vlonjatë fërshëllejnë në kor dhe e cilësojnë turp atë çfarë ndodhi në ndeshjen FlamurtariTeuta. Në minutat shtesë, tifozët kanë fërshëllyer pa ndërprerje, në drejtim të skuadrës së tyre, ndërsa kanë krijuar edhe atmosferë humoristike në stadium. Duke parë shpërdorimet e shumta të Flamurtarit në kohën shtesë, ku edhe me portën thuajse të boshatisur nuk kanë shënuar dot, tifozët kanë shpërthyer. “Turp! Turp! Turp!”, kanë brohoritur në kor pas momentit të shënimit të golit nga Shehaj. Festa nuk ekzistonte, ndërkohë që po ashtu kishte duartrokitje dhe thirrje ironizuese: “Teuta! Teuta! Teuta!”.

Tifozët kanë kuptuar gjithçka nga shkallët e stadiumit, ndërsa në bisedat mes tyre e kanë komentuar si qesharake skenat në minutat shtesë. Pas ndeshjes, në këtë situatë, ka bërë që edhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, të qeshte në tribunë, ndërsa administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka duartrokitur me ironi ekipet nga tribuna. Tifozët vlonjatë shprehën hapur indinjatën e tyre, jo vetëm me sjelljen e kundërshtarit, por edhe me reagimin e skuadrës kuqezi. Rastet e panumërta të humbura krijuan një situatë të denjë për humor sportiv. Ndërkohë, në momentin e golit, ishin të paktë ata tifozë, por edhe pjesëtarë të stafit kuqezi që festuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here