Home Bota Theresa May deshton te siguroje shumicen parlamentare

Theresa May deshton te siguroje shumicen parlamentare

730
0

Partia konservatore e udhëhequr nga kryeministrja Theresa May doli e para në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, por ishte një fitore e hidhur për  kreun e Downing Street pasi nuk arriti të siguronte mazhorancën në parlament.

Ishte ky motivi që May organizoi zgjedhjet e parakohshme, që konservatorët të kishin shumicën në parlament  në mënyrë që të drejtonin të lirë procesin Brexit daljen e Britanisë nga Unioni.

Në zgjedhjet e të enjtes  partia konservatore humbi 12 vende në parlament.

Konservatorët kanë mundur të marrin vetëm 318 të tilla, ndërsa dy vjet më parë kishin arritur të siguronin 331 vende.

Parlamenti britanik përbëhet në tërësi nga 650 deputetë dhe konservatorëve i duhet numri magjik 326 për të sigurur shumicën.

Në kushte të tilla konservatorët do të duhet të kërkojnë aleanca për të formuar qeverinë dhe pavarsisht zërave për dorëheqjen e May, mediat bëjnë me dije se kjo e  fundit nuk do të dorëhiqet.

Por kjo mund të konsiderohet një fitore për laburistët e udhëhequr nga Jeremy Corbyn fituesi moral i zgjedhjeve i cili arriti të siguronte 29 vende më shumë.

 “Ndryshuam politikën për mirë” ishte deklarata e parë e Corbyn i cili kërkoi largimin e kryeministres.

Drejt koalicionit të madh ose aleancë me Sindikatën e Irlandës së Veriut

Por cfarë pritet pas rezultatit, ne teori Britania mund të ndjek rrugën e Gjermanisë një akord mes partive të medha në emër të stabiliotetit të vendit për të drejtuar negociatat Brexit.

Nga ana tjetër laburistët shprehen të gatshëm të formojnë një qeveri në minorancë.

Ndërsa numri dy i laburistëve vlerëson  se nëse konservatorët bëjnë aleancë me partinë e Irlandës së Veriut atëherë do të jetë një koalicion kaosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here